Rruga e paasfaltuar, banorët e Memaliajt në protestë: Nuk dalim në votime nëse nuk nis rikonstruksioni

Banorët e dy fshatrave në Memaliaj protestuan këtë të premte para Bashkisë për mungesën e investimeve në infrastrukturë.  Ndonëse u kishte premtuar, kryetari i Bashkisë Gjolek Guci nuk ka zhvilluar takim me banorët.

“Që kur ka marrë detyrën kryetari jemi ankuar dhe rruga nuk është bërë. Erdhem dhe sot për ta takuar, se kishim folur më parë dhe na kishte thënë hajdeni se është ditë pune, por sot nuk e gjejmë në zyrë”, u shpreh një banor.

Nëse nuk asfaltohet rruga ata kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Banorët u shprehen të zhgënyer dhe me premtimet e deputetit të zonës Laert Duraj.

“Mendimi ynë i gjithë fshatarëve është të mos pranojmë kutitë e votimit”.

“Jemi mësuar me premtime, na kanë gënjyer! Nëse nuk nis puna për rikonstruksionin e rrugës nuk dalim fare në votime”, thanë ata.

Në fshatrat Allkomemaj dhe Levan që shtrihen në skajin verior të Memaliaj jetojnë afro 300 banorë. Disa prej tyre thanë se nëse do ndryshojë harta territoriale do të kërkojnë të kalojnë në varsi të bashkisë Mallakastër.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës