Drejtori i Policisë së Shtetit Haki deklaron se numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE ka rënë pas apeleve të shumta që janë bërë, por fenomeni ende ekziston, ndërsa shanset për të përfituar janë zero, sipas tij.
“Numri i azilkërkuesve kohëve të fundit ka rënë ndjeshëm pasi dhe shtetasit shqiptar janë ndërgjegjësuar, janë orientuar qartazi se mënyra për t'u punësuar dhe për të punuar ose për të qenë rezident në Bashkimin Europian është vetëm ajo e ligjshmja.
Por gjithashtu ne iu bëjmë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm që pasojat më të mëdha vijnë pikërisht për ata por edhe për të gjithë shtetasit dhe qytetarët shqiptarë të cilët presin dhe shpresojnë që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian.
Azilkërkimi është një fenomen i cili nuk ekziston, e drejta për të përfituar në këtë mënyrë është zero dhe do të vazhdojë të jetë zero.
Ne u tregojmë dhe i orientojmë ata se ka forma të vazhdueshme ligjore, përmes kontratave ligjore të punës nëpërmjet Ministrive përkatëse” deklaroi Çako gjatë inspektimit në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë -Thanë.
Rruga e re e azilkërkuesve shqiptarë nga Ohri
Çako zhvilloi edhe një takim në qendrën e përbashkët për koordinimin e informacionit mes policisë shqiptare dhe maqedonase, ku u takua me Drejtorin për Kufirin e Rajonit të Ohrit Xhelal Lata, pasi kohët e fundit po shfrytëzohet kalimi në territorin e Maqedonisë nëpërmjet aeroportit të Shkupit por edhe të Ohrit për të lëvizur dhe kërkuar më pas azil në vendet e BE.
Xhelal Lata u shpreh se kemi hartuar një plan për azilkërkuesit të cilët vijnë nga Shqipëria dhe kalojnë në Europë përmes Maqedonisë.
“Në këtë drejtim bashkërisht kemi hartuar një plan të cilin po e zbatojmë rregullisht dhe si vend ku ne mbulojmë pjesën e aeroportit të parë aeroporti i Ohrit, që është një aeroport më i vogël mirëpo për këta njerëz është shumë i përshtatshëm, që t’i kryejnë veprat e tyre që të mund kalojnë në këtë pjesën e Europës duke menduar se këtu mund të kalohet më lehtë për shkak të dokumentacioneve të dyfishta që i kanë. Dy javët e fundit janë kapur dy persona shqiptarë të cilëve në kontrollet e bagazheve të tyre iu gjetën edhe dokumente origjinale shqiptare. Këtë luftë ne do ta vazhdojmë bashkërisht” deklaroi ai.
[gallery]23447[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO