Rruga e Selenicës/ Denaj: Rishikim i objektit të financimit jo i termave financiarë, asnjë kosto shtesë buxhetit të shtetit

Rruga e Selenicës/ Denaj: Rishikim i objektit të financimit jo i termave financiarë, asnjë kosto shtesë buxhetit të shtetit

Debati mes presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama për bllokimin e investimeve në Vlorë, ka sjellë reagimin e ministres së Financave, Anila Denaj duke theksuar se rruga e Selenicës është një premtim, i cili do të mbahet dhe se për këtë rrugë është rishikuar objekti i financimit dhe jo i termave financiar, duke mos i sjellë asnjë kosto shtesë buxhetit të shtetit.

“Me keqardhje, edhe pse të angazhuar dhe në mesin e mobilizimit të Qeverisë dhe strukturave të Emergjencave Civile  për situatën e vështirë nga reshjet në vend, më duhet të përcjell një sqarim, për të shmangur keqinformimin e publikut të gjerë, interpretimet politike apo hamendësimet e opozitës. Qeveria Rama në vitin 2016, reformoi procedurat e marrëveshjeve ndërkombëtare, përmes një ligji të ri në standardet e vendeve më të zhvilluara. Përpara këtij viti dhe në kohën e Partisë Demokratike, Qeveria e PD-së merrte borxh sipas dëshirës, me një autorizim të thjeshtë titullari. Mund të mirëkuptoj padijen e opozitës për proceset dhe detyrimet ligjore të përmbushura me përpikmëri nga Qeveria, por nuk mund të toleroj keqinformimin publik!  Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbetet e hapur të ndajë me palët e interesuara informacionin, që dëshmon zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e interesit publik, sikundër e sanksionon Kushtetuta. Ngjyrimet politike nuk mund të fshehin faktin, se kemi të bëjmë vetëm me rishikimin e objektit të financimit dhe aspak të termave financiarë, duke mos i sjellë asnjë kosto shtesë buxhetit të shtetit. Qeveria Rama do të vijojë të bëjë realitet infrastrukturën në zonën e Vlorës. Projekti i Rrugës së Lumit të Vlorës, ka lidhur dhe po lidh një zonë të gjerë gjeografike dhe me rëndësi historike, nga Bypassi i Vlorës, në Peshkëpi, Gjorm dhe Qeparo. Rruga Gusmar-Kuc dhe Bencë-Letdush, duke lidhur Tepelenën me Bregdetin e Jugut, një rrugë të mbetur në ëndrrat e banorëve për më shumë se gjysëm shekulli. Rruga e Selenicës është një premtim, i cili do të mbahet. Shqiptarët shohin dhe dëgjojnë çfarë është bërë në këto 8 vite, me fakte dhe realitete të reja! Sot jemi pikërisht në shërbim të tyre, në zgjidhje të çdo vështirësie të krijuar nga reshjet”, shkruan Denaj.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, nga Vlora ngriti shqetësimin se presidenti Ilir Meta, ka bllokuar një pjesë të investimeve të projektit të ri të infrastrukturës turistike të Vlorës, që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit Meta, i cili ka akuzuar Kryeministrin Rama se ka vënë në rrezik serioz shtetin lidhur me marrëveshjen që Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim për rehabilitimin e objekteve në aksin Vlorë-Orikum përmes huasë së marrë nga Fondi Saudit i Zhvillimit, një marrëveshje që sipas Metës është bërë në kundërshtim të Kushtetutës pasi nuk ka pasur asnjë negociatë. Si kundërpërgjigje ishte Ministrja Denaj e cila tha se qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, po për një hua të negociuar më parë që ka ndryshuar vetëm objekti ku do të investohet dhe ndodhet brenda të njëjtës zonë gjeografike.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bedri: 10/01/2021 02:21

    O kryeminister. Po si more kjo te bredhi ne dubai me ahmetajn balluk e kompani pikerisht kur permbytjet po bejne namin??? Ti qofsh qe i mban. Do ja u shohesh hajrin ne zgjedhje

    Përgjigju
  • Shqiptari: 10/01/2021 01:07

    Pershendetje Edhe Greqia ne te njejten zone gjeografike me neve eshte-Ballkan, POR eshte antare e BE-se. Si nuk ju vjen turp, njerezit atje ne Selenice vuajne per rrugen, gjeja me elementare, e nevojshme, dhe kjo thote pa te keq ”ka ndryshuar objekti, eshte ne te njejten zone gjeografike“. Duan te hedhin beton e asfalt ne breg te detit, dhe i kane vene edhe emertimin ”lungomare “, fjale jo Shqipe. Edhe ju gazeta shfaqeni komentin, apo nuk ju shkon per shtat kur komentohet per problemet e njerezve.

    Përgjigju
  • DOGANA VLORA: 09/01/2021 22:42

    Anila eshte Ministria me e sukseshme qe ka pasur ndonjeher Shqiperia ne keto 30 vjet tranzicion.Jemi krenar qe e kemi dhe nga Vlora

    Përgjigju
    • Dakord: 09/01/2021 23:08

      Si nga Vlora bashkohem komentit. Respekt maksimal per zonjen ministre. Realisht te ben te ndihesh krenar

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda