Rruga Kardhiq-Delvinë, Tabaku: Koha që drejtësia të veprojë! Qato, kurbani i një afere korruptive nga taksat e shqiptarëve

Rruga Kardhiq-Delvinë, Tabaku: Koha që drejtësia të veprojë! Qato, kurbani i një afere korruptive nga taksat e shqiptarëve

1664449085_Screenshot3.jpg

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë kësaj here me rrugën ‘Kardhiq-Delvinë’ duke e cilësuar si kryevepër të korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave.

Në një postim në “Facebook” Tabaku shkruan se ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato është kurbani i një afere korruptive që qartësisht implikon shumë ministra dhe ish ministra të qeverive socialiste

‘Në politikë kanë rëndësi aktet e jo fjalët, ka rëndësi qëndrueshmëria!

Disa muaj pasi iso-ja e polifonisë së bukur të labërisë është dëgjuar në Rrugën “Kardhiq-Delvinë” duke lëvduar arritjen e qeverisë, një nga personat kyç të kësaj rruge të mbuluar me shumë vendime korruptive thërritet në SPAK.

Asokohe në emër të PD-së kam denoncuar nga selia e partisë se znj. Qato është kurbani i një afere korruptive që qartësisht implikon shumë ministra dhe ish ministra të qeverive socialiste.

Në atë kohë nga foltorja e PD denoncova se sherri për dy kompanitë ishte tërësisht për qëllime të tjera pa lidhje me ligjshmërinë dhe zbatimin e kritereve.

Të dyja kompanitë qenë në shkelje të kritereve për konkurrencë të ndershme dhe sesi, në atë tender, u përdorën kompani të tjera për të mbuluar përfituesin e vërtetë të tenderit me ofertën më të lartë, 20 milionë euro.

Afërmendsh që me aq shumë shkelje, aq shumë abuzime dhe një skemë që mban era korrupsion ftesa e sotme në #SPAK për zonjën Qato është një hap i mirë, por i pamjaftueshëm.

U kemi parathënë shqiptarëve se skandalet e denoncuara nga PD nga viti 2013 e këndej do të dëshmonin një lidhje simbiotike mes qeverisë socialiste dhe korrupsionit.

Mjafton të ketë vullnet, dedikim dhe disiplinë nga ana e SPAK për t’i shkuar deri në fund dhe dërguar para përgjegjësisë të gjithë ato apo dhe ata që mendojnë se janë mbi ligjin.

Janë qindra miliona euro të keqpërdorura nga taksat e shqiptarëve për të cilat duhet të paguajnë fajtorët përmes hetimeve penale dhe gjithashtu edhe forcat politike që nuk kanë reshtur së mbrojturi këto afera korruptive.

Këto ditë janë dëshmi se si denoncimet, provat, faktet e proklamuara nga PD kanë qenë fitili që ka ndezur hetimet.

Koha që drejtësia të veprojë dhe dërgojë përpara bankës së të akuzuarve fajtorët për rrugën Kardhiq-Delvinë që është një kryevepër e korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave.’- shkroi Tabaku.


Lajmi kryesor:

Shkelje e barazisë në tendera në rrugën Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato përfundon në SPAK


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja