Policia e Shqipërisë dhe Kosovës ditën e sotme është vënë në ndihmë të qytetarëve në nevojë.
Një qytetar nga Kosova që udhëtonte për në Shqipëri për pushime së bashku me familjen e tij, gjatë udhëtimit nuk është ndjerë mirë dhe si rrjedhojë kanë ndalur makinën për tu qetësuar si edhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.
Punonjësit e policisë së Kosovës dhe Shqipërisë kanë ardhur menjëherë në ndihmë të qytetarit së bashku me ambulancën dhe e kanë dërguar në spitalin e Lezhës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjithashtu policia bën me dije se ka shoqëruar edhe makinën së bashku me gjithë familjarët e qytetarit.
Qytetari nga Kosova pasi ka marrë ndihmën mjekësore është nisur sërisht drejt vendit ku do kalonte pushimet duke falenderuar edhe punonjësit e policisë për të cilët shprehet se i erdhëm menjëhere në ndihmë.
[gallery]23594[/gallery]
Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO