Rruga Korçë-Ersekë, PD:  Për 4 kilometra do shpenzohen 20 milionë euro! Vjedhje e tmerrshme

Përmes një deklarate për shtyp të bërë nga Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Manollari PD ka hedhur akuza ndaj qeverisë për aksin rrugor Korçë-Ersekë, për të cilin e akuzon për vjedhje.

PD thotë se në këtë aks po kryhet një vjedhje e tmerrshme, pasi sipas saj është planifikuar që për vetem 4 kilometra të shpenzohen 20 milionë euro.

"Vjedhja me rrugët është një nga aktet më të rënda, për të cilat do të mbahet mend keqeverisja e Edi Ramës. Nuk ka në Shqipëri qoftë edhe 1 kilometër rrugë, ku këta të mos kenë vjedhur miliona euro.

I shumëfishojnë kostot, që të mbushin xhepat e tyre. Kështu ndodhi me Rrugën e Arbrit, kështu tek Unaza e Re, kështu me Milot-Fier, kështu po bëjnë tani me vetëm 4 kilometra të rrugës Korçë Ersekë. Nuk bëjnë asgjë pa siguruar rritjen articolae të kostove, që pjesa ku do të vjedhin, të jetë sa më e lartë.

Në rrugën Korçë-Ersekë vjedhja është e tmerrshme. Do të ndërtojnë 1 kilometër me 5 milionë euro kosto. Është kosto 5 herë më e lartë sesa segmentet e tjerë të së njëjtës rrugë.

Edi Rama ka planifikuar që për vetem 4 kilometra të shpenzojë 20 milionë euro. Me të njëjtën kosto, në të njëjtën rrugë, janë ndërtuar që nga viti 2012 rreth 18 kilometra, me rreth 15 milionë euro. Pra, ne e projektuam me më pak se 1 milionë euro për kilometër, këta, në muajt e fundit të qeverisjes po ndërtojnë me kosto 5 fish më të lartë, që vjedhja dhe pasurimi i paligjshëm të jetë sa më i lartë.

Ka 8 vjet që e zvarrit rrugën, e ka bërë legjendë me premtimet e pamabjtura dhe tani që erdhën zgjedhjet, janë turrur të vjedhin çdo gjë. Tenderi është i paracaktuar për mikun e Edi Ramës, Ndue Kola.

Vetëm për 1 euro, tenderi nuk e kalon kufirin e tenderit ndërkombëtar, me qëllim që të përjashtohen nga gara kompanitë e huaja dhe fituesi, me të cilin ndajnë bashkë paratë e vjedhura, të jetë i sigurtë. Sipas standardit të Bankës Botërore një rrugë e tillë, kategoria C, nuk kushton më shumë se 1 milionë euro për 1 kilometër, por babëzia për plaçkitjen e fondeve publike e ka pesëfishuar koston.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë për çdo kompani që bashkëpunon me qeberinë në vjedhjen e qyteyarëve gjatë këtyre muajve të fundit të qeverisë Ata do të mbahen njësoj përgjegjës si ortaku i tyre në krim, kryeministri në ikje Edi Rama", ka thënë Manollari në deklaratën e PD.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë