Rruga Lezhë-Milot pa asnjë standart sigurie, banorët: Ndërtoni mbikalime, po na rrezikohet jeta

Segmenti rrugor Lezhë-Milot edhe pse përshkon një numër të lartë qendrash të banuara nuk plotëson kriteret me minimale të sigurisë së këmbësorëve. Në asnjë pjesë të saj nuk ka mbikalim apo bordura mbrojtëse. Këmbësorët kalojnë çdo ditë nga njëra anë e rrugës në tjetrën për të kryer aktivitetin e tyre, duke injoruar rrezikun. Pikat më problematike janë kryqëzimi i Rrillës dhe ai i Shënkollit. Në këto vende janë shënuar dhjetra aksidente gjatë viteve të fundit me pasoja të rënda për jetën. Banorët e fshatrave përreth supestradës kërkojnë që të ndërtohen mbikalime,  pasi në këto kushte jeta e tyre është e rrezikuar.

Këtu kaloi njëherë motori dhe e bëri copa-copa. Kërkojmë ndihmën e shtetit. Është rrezik, të merren masa. Këtu duhet mbikalim.

Banorët

Viktima më e fundit në këtë segment rrugor ishte mëngjesin e 31 tetorit në kryqëzimin e Riles. 71-vjeçari, Zef Milloshi u aksidentua nga një kamion në tentativë për të kaluar superstradën me biçikletë. Shkaku kryesor i aksidenteve është mungesa e ndriçimit, shpejtësia tej normave të lejuara dhe pakujdesia e banorëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?