Kontrata koncensionare për rrugën Milot-Balldren është miratuar ditën e sotme nga Komisioni i Ekonomisë.
Kjo kontratë është finalizuar vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi opozita ka votuar kundër miratimit.
Rruga Milot-Balldren ka një gjatësi prej 17,2 kilometrash. Ajo është pjesë e paketës “1 Miliard për Rindërtim” dhe autostradës Adriatiko-Joniane.

Kujtojmë, se Ministria e Energjisë ka përzgjedhur kompaninë ANK, si fituesen e koncesionit me vlerë totale ndërtimi 161.5 milionë euro.
/r.k./Shqiptarja.com
Komento
Komente

