Rruga Milot-Lezhë drejt degradimit
banorët: Do të bllokjomë rrugët

Rruga Milot-Lezhë drejt degradimit<br />banorët: Do të bllokjomë rrugët
LEZHE-Rruga e vjetër që lidh Lezhën me Milotin është amortizuar plotësisht, duke u kthyer në një makth të vërtet për drejtuesit e automjeteve.

Në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti prej 15 km  janë hapur gropa të shumta të cilët vështirësojnë lëvizjen. Ndërkohë që kjo rruge është nyja kryesorë që lidh  dhjetar fshatra të Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit, përkujdesja për të ka munguar prej shumë vitesh.

Drejtuesit e automjeteve thonë se paguajnë taksat pa u vonuar asnjë ditë ndërkohë askush nuk po merret për ta përmirësuar gjendjen e kësaj rruge, makinat e tyre po u shkatërrohen çdo ditë duke bërë që kostoja  për mirëmbajtje po bëhet e papërballueshme.

Ata kërkojnë ndërhyrjen sa më të shpejt në të kundërt shumë shpejt do të ndërmarrin protesta deri në bllokim të rrugës nacionale.
 
Ka disa vite që thotë do rregullohet sot, do rregullohet nesër por asgjë s’po bëhet. Taksat i paguajmë çdo herë sepse nuk na lë shteti pa i paguar. Makinat duhet me i çu një herë në javë apo një herë në dy javë tek mekaniku dhe ato lekë duan ti rregullojnë”, tha një nga shoferët.
 
Boll problem është, mbi dy apo tre makina kanë rënë muajin e kaluar tek ura vetëm për shkakun e saj, paguajmë taksa e çdo gjë por shteti nuk vë dorë”, tha një tjetër shofer.
 
Shikohet vetë se sa problem është, pasi çdo metër ka një gropë. Paguhen taksat e makinave, paguhen shumë gjëra dhe problem është po të kemi ndonjë urgjencë, se për të tjerat bën një orë me shku në Lezhë. Madje ky komuniteti këtu kanë bërë disa herë kërkesa. Unë si kryetar i fshatit disa herë e kam bërë problem”, tha kryetari i fshatit.
 
Problem është boll sepse shikohet me sy se si është këtu. E patën matur një herë dhe patën ardhur vërdallë duke vënë shenja të kuqe dhe u tërhoqën e nuk bënë asgjë hiç”, tha nga banorët.
 
Shkak për lënien në gjendjen si është sot rruga që lidhë Lezhën me Milotin është edhe ndërtimi i superstradës gjë e cila ka lënë jashtë vëmendjes investimet për rrugën e vjetër, ndërkohë që shumë banorë të Lezhës kanë lidhje shumë të madha me Mirditën dhe Kurbini. 

[gallery]22484[/gallery]

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës