Humbi jetën mes flakëve duke shpëtuar kolegët, rruga në kryeqytet do mbajë emrin e heroit ‘Arjan Sala’! Veliaj-familjarëve: Gjesti i tij, frymëzim për çdo të ri shqiptar

Humbi jetën mes flakëve duke shpëtuar kolegët, rruga në kryeqytet do mbajë emrin e heroit ‘Arjan Sala’! Veliaj-familjarëve: Gjesti i tij, frymëzim për çdo të ri shqiptar

Babai i Arjan Salës, Fadil Sala dhe Kreytari i Bashkisë, Erion Veliaj

Një rrugë e re pranë Spitalit Ushtarak në Laprakë do të mbajë tanimë emrin e Dëshmorit të Atdheut, Arjan Sala, i cili humbi jetën në moshë të re për të shpëtuar jetën e 25 kolegëve pasi një qendër tregtare në Tiranë u përfshi nga flakët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës mirëpriti në zyrën e tij familjarë të Dëshmorit Sala, të cilëve u dorëzoi në mënyrë simbolike një kopje të tabelës së rrugës që do mbajë emrin e të ndjerit. Mes shumë emocionesh, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se shumë vajza e djem, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni, janë frymëzuar nga gjesti i heroit Arjan Sala.

“Unë e di që për ty, ai është drita e syrit dhe djali por për pjesën më të madhe të shqiptarëve është një hero dhe ke lindur e rritur një hero dhe një djalë të respektueshëm, ndaj dua ta kujtojmë si të tillë, si një hero të qytetit. Ai nuk është vetëm djali i familjes, por është një hero që në qytet u sigurua që 20 nëna të tjera të mos visheshin me të zeza, 20 prindër të shkonin në shtëpi, duke dhënë jetën e vet”, me këto fjalë iu drejtua Veliaj babait të Arjan Salës.

I prekur, Fadili babai i Arjanit falenderoi kryebashkiakun për lehtësimin e dhimbjes: “Ju falënderoj shumë nga zemra, edhe në emër të familjes, që keni bërë për mua dhe nakeni lehtësuar dhimbjen me këto që thoni. Ju falenderoj shumë nga zemra!” Rruga që do mbajë emrin “Arjan Sala” ndodhet pranë Spitalit Ushtarak në Laprakë, në Njësinë 11.

Zjarri në magazinën tek “Casa italia’, ka shpërthyer më 24 mars, dhe vetëm pas 3 ditësh, si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e policisë, mëngjesin e 27 marsit është nxjerrë trupi i pajetë i Arjan Salës.  Magazina ishte në bodrumin e qendrës tregtare dhe shërbente si vendgrumbullim materialesh që shiteshin në dyqanin lart. Rezulton se ajo të ketë qenë e tejmbushur me materiale. Në momentin e rënies së zjarrit në magazinë kanë qenë më shumë se 20 punonjës të cilët kanë arritur të shpëtojnë përveç kolegut të tyre që i ndihmoi. Kryeministri Edi Rama, disa ditë më vonë i ka dorëzuar titullin "Dëshmor i Atdheut" familjes së Arjan Salës, pasi shpëtoi disa punonjës të magazinës duke humbur jetën e tij. 

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astrit Capa: 17/04/2021 09:29

    Ndihmojeni ate familje ekonomikisht sa te jetojne prinderit dhe kontriboni ne rikonstuktim te baneses qe te mbese brez pas brezit Emra rruge medalje etj nuk kane rendesi sa jeta e perditshme I lehte I qofte dheu

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 16/04/2021 16:42

    Jo vetem emri i rruges por per Arianin te ngrihet nje monument madheshtor ne nje nga lulishtet me te bukura te Tiranes per aktin heroik qe ai kreu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë