Rruga në kryeqytet do mbajë emrin e ish-kampionit të boksit, Skënder Kurti, Veliaj: Qytetari i mirë i Tiranës sonë, mësues për shumë të rinj

Rruga në kryeqytet do mbajë emrin e ish-kampionit të boksit, Skënder Kurti, Veliaj: Qytetari i mirë i Tiranës sonë, mësues për shumë të rinj

Rruga e cila kufizohet nga rrugët "Kongresi i Manastirit" dhe "Faik Turdiu" pranë QSUT-së, do të mbajë emrin e ish-kampionit të boksit Skënder Kurti, i cili u nda nga jeta në prill të vitit 2020, pas betejës me Covid-19. 
 
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se ndihet i nderuar që bashkia votoi unanimisht që një rrugë në Njësinë 3 të mbajë emrin e Skënder Kurtit. 

“Skënder Kurti i ka shërbyer këtij vendi në ushtri, në gardë, në bashkinë tonë, por mesa duket, detyra më e lartë e njeriut është të jetë një qytetar i mirë. Sot nuk dua ta kujtoj Skënderin në të gjitha funksionet që ka pasur, por Skënderin e mirë që kemi njohur si qytetarin e mirë të Tiranës sonë; si mësues për shumë të rinj, shumë fëmijë, për të cilët nuk ishte vetëm trajneri i boksit, por ishte një mentor, këshilltar, një vëlla i madh, ishte një prind i dytë. Më vjen mirë që një rrugë në lagjen tonë do të mbaj emrin e ‘Skënder Kurtit’”, pohoi ai. 

Veliaj u dorëzoi familjarëve në shenjë simbolike, një kopje të tabelës me emrin e rrugës. Familjarët e Kurtit falënderuan kreun e Bashkisë Tiranë për vendosjen e emrit të “Skënder Kurtit” në një prej rrugët e kryeqytetit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E.Sh: 22/10/2021 17:53

    Ishalla po i shko mrapa o klysh KURVE. Nuk të mori ty covidi po shko mer tjer.Ptu rrac muti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin