Rruga Pogradec - Lin, qeveria
harron punimet e para një viti

Rruga Pogradec - Lin, qeveria<br />harron punimet e para një viti
POGRADEC - Aksi rrugor Pogradec – Lin tashmë është lënë në harresë nga qeveria shqiptare. Punimet në këtë aks kanë filluar një vit më parë dhe ende nuk dihet se kur do të përfundojnë. Edhe pse është një nga nyjet kryesore që lidh juglindjen me pjesën tjetër të Shqipërisë, rikonstruksioni i tij lë për të dëshiruar. Ndërsa punimet në këtë rrugë ecin me ritme tepër të ngadalta dhe kjo është kthyer në një gjëndje alarmante për drejtuesit e automjeteve, të cilët cdo ditë përballen me gropa të mëdha dhe mes pluhurit sidomos në këto ditë me temperature të larta.
 
Gjithashtu drejtuesit e mjeteve shprehen të shqetësuar jo vetëm për amortizimin e automjeteve të tyre, por se kjo është kthyer edhe në bezdisje për udhëtimin e tyre në këtë aks. Ata bëjnë thirrje qeverisë për përshpejtimin e pnimeve duke mos vazhduar me këtë ritëm pasi kjo ka ndikuar negativisht edhe në numrin e vizitorëve apo turistëve për qytetin e Pogradecit.
 
Ndërsa punimet në këtë aks rrugor duhet të kishin përfunduar qysh në muajin qershor të këtij viti  ato ende vijojnë me ritme të ngadalte duke lënë të kuptohet se nuk I dihet se kur do të përfundojnë. Por pavarësisht punimeve të ngadalta, rikonstruksioni i këtij aksi dëmtoi jashtë mase edhe vijën liqenore, edhe trasenë e hekurudhës, dhe për të dyja këto probleme akoma nuk është dhënë një zgjidhje deri më tani.

Por  përveçse ka harruar punimet në rrugën e Linit, qeveria shqiptare ka lënë në harresë edhe punëtorët e firmës që kryen punimet duke mos i paguar prej një përiudhe prej 5 muajsh. Punëtorët e shqetësuar jashtë kamerës së "A1 Report!" kanë pohar se nëse ata nuk paguhen  do të ndërpresin punimet në fillim të muajit shtator. 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti i vendosur në kalendarin e aleancës! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti i vendosur në kalendarin e aleancës! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon