LEZHE- Rruga e cila lidh komunën Blinisht në Lezhë me rrugën nacionale Lezhë-Shkodër prej vitesh ndodhet në gjendje të rënduar, dhe pa asnjë investim. Këtë situatë e denoncojnë banorët e kësaj zone në rubrikën “Denonconi Ju” në “Shqiptarja.com”. Sipas banorëve të kësaj zone, rruga e cila mban emrin “Gentian Marku” prej vitesh nuk ka njohur investime, ndërsa për qytetarët dhe automjetet kalimi i rrugës është mjaft i vështirë.
Gjatë viteve të fundit kanë qenë banorët e komunës ata të cilët kanë investuar në mënyrë vullnetare, në mënyrë që me shpenzimet e veta ta bëjnë këtë rrugë të kalueshme, sidomos në stinën e dimrit.
Ndërsa bëjnë apel qeverisë dhe pushteti vendor që të kthejë sytë edhe nga kjo rrugë e cila është vetëm 1.5 km larg aksit Lezhë-Shkodër, banorët thotë se është me rëndësi ndërtimi i rrugës, pasi iu nevojitet edhe për t’iu drejtuar qendrave shëndetësore.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com