Rruga 'qorre' që la në koma natën e Kadrit 15-vjeçarin/ Banorët ngrenë alarmin: Të merren masat

Aksi rrugor që lidhin qytetin e Kukësit me fshatrat Nangë dhe Bicaj prej vitesh është kthyer në burim aksidentesh.

Rasti më i fundit ndodhi pak ditë më parë ku mbeti i plagosur rëndë natën e Kadrit një 15-vjeçar i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje kome. Sipas  banorëve ky aks rrugor që përshkon mes përmes dy fshatrat e ku kalojnë dhjetëra nxënës ka fushëpamje të kufizuar dhe kthesa të rrezikshme. Burim tjetër aksidentesh është edhe mungesa e sinjalistikës. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e instancave përkatëse që të ndërtojnë trotuare dhe vendosjen e pengesave të kufizimit të shpejtësisë.

"Janë pa pengesa, shpejtësi e madhe e makina. Kemi parë një aksident para një jave, një 15-vjeçar në moshën më të mirë në orën 11:00 të natës dëmtohet nga makina me shpejtësi. I këkojmë shtetit të vërë dorë", tha një banor.

"Këtu është lindja e shkollës, kalojnë fëmijët ketëj. Është e ngushtë, ura është me problem...mbi 50 aksidente", tha një tjetër,

Të vendosen pengesa, se këtu kalojnë të rinjtë, fëmijët e shkollës"  tha për Report Tv i riu.

Të rrezikuar janë edhe disa banorë, të cilët kanë ndërtuar banesat e tyre poshtë rrugës, pasi çdo ditë jetojnë me frikën e rënies së ndonjë automjeti mbi shtëpitë e tyre. Rruga nuk ka as ndriçim.  Segmenti rrugor Kukës-Bicaj është pjesë e rrugës nacionale Kukës-Peshkopi. Kjo rrugë është rikonstruktuar vite më parë, por nuk u ndërtuan trotuare të cilat do të lehtësonin qarkullimin  e banorëve.

 I riu F.P që u aksidentua

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot