Rruga Rrëshen- Burrel tërësisht e amortizuar, banorët: Na e kanë marrë shpirtin

MIRDITË- Aksi rrugor Rrëshen-Burrel është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve që zgjedhin këtë rrugë për të shkuar drejt  Rrëshenit, Burrelit Klosit apo Peshkopisë.

Pavarsisht se është ndërtuar vetëm disa vite më parë kjo rrugë po shkon drejt degradimit total. Në të gjithë gjatësinë e saj ajo ka pësuar çarje dhe rrëshqitje, duke u bërë mjaft e rreziksheme për kalimtarët, siomos gjatë natës, për shkak se mungon ndriçimi publik.

''Para disa vitesh është bërë kjo rrugë. Vendosën dhe kamionat e mëdhejn e prishën edhe më tepër. Cilësi nuk ka fare. Kam punuar vetë në mirëmbajtje. Na e kanë marrë shpirtin. Ndërsa tani nuk punon asnjë njeri. Tani marrin rrogën dhe ikin në shtëpi. Është ndarë rruga gjysëm për gjysëm.''- tha një banore e Mirditës.

Ankesat për këtë rrugë mjaft të rëndësishme kanë qenë të shumta, por pavarsisht kësaj dhe rrezikut që ju kanoset qytetarëve ende nuk është marrë asnjë masë për rehabilitmin e saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë