Rruga sfiduese mes baltës dhe gropave për fëmijët e kopshtit në Fishtë të Lezhës, prindërit: 5 vite s’është vënë dorë

Për të çuar dhe për të marrë fëmijët nga kopështi, prindërit duhet të veprojnë në këtë mënyrë në fshatin Fishtë të Lezhës.

Për shkak të gropave me ujë dhe baltës situata bëhet dhe më e vështirë në ditët me reshje ku fëmijët parashkollor e kanë pothuajse të pamundur të shkojnë në  kopësht.

Banorët edhe pse janë ankuar disa herë në bashkinë e Lezhës, nuk kanë gjetur zgjidhje.

‘Jemi të detyruar që fëmijët me i pru vetë e me i marr vetë. Është ngrit problemi tash 5 vjet tek komuna. Ka ditë që fëmijët mungojnë se s’kanë ku kalojnë. Ne kërkojmë vetëm të bëjmë këtë rrugë, me u fut deri tek kopshti brenda për këto kalamanj’.- u shpreh një banor.

‘Shumë problem sidomos kur është koha me lagështirë dhe reshje rruga bëhet e pakalueshme. Duhet me kalu nga Kisha, për me i marr kalamajt. Ka shumë vite ky problem. Jemi të detyruar me i pru vetë e me i marr vetë fëmijët’- tha një tjetër.

Bëhet fjalë për një segment vetëm 200 metra që lidh fshatin me kopshtin e fëmijëve në Fishtë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia