Rrugës për në autostradë syri mund të të kapë shumë billboard-e dhe reklama të cilat në fund të fundit janë shpirt i botës industriale në të cilën jetojmë. Estetika është një nga joshjet më të mëdha të njerëzimit dhe ndërhyrjet në trupin e njeriut tashmë po aplikohen shumë nga bota e Hollywood-it dhe një nga pikat më të forta për femrat mesa duket mbetet gjoksi: në rastet dërrmuese është zmadhimi i tij.
Kjo reklamë e një prej spitaleve private më të mëdha në vend, Hygea, gjithsesi të bën të mendosh: a nuk do të ishte më mirë një gjoks i shëruar nga sëmundja e rëndë e kancerit? ...një sëmundje e cila po përhapet frikshëm në të gjithë botën, por vitet e fundit edhe në Shqipëri ka pasur një rritje drastike. A nuk do të ishte më mirë të lexonim për çmime dhe reklamim të kontrolleve mjekësore e kurave që jetën na e bëjnë më të shëndetshme?! Të lexonim në ndonjë billboard për shëndetin e gruas dhe të marketoheshin vlerat e saj natyrale!

Të shëndetshëm dhe të bukur brenda, është oferta që disa kanë harruar ta bëjnë, në emër të pasurimit të shpejtë. Ndoshta kjo është detyrë e institucioneve dhe OJQ-ve që synojnë promovimin e vlerave të jetës: në fund të fundit, sa është vlera e një gjoksi të “rritur” por jo të shëndetshëm? Sa “kushtojnë” dhimbjet post-operacion?
Dikush mund të joshet nga kjo reklamë e pozicionuar në autostradën Tiranë-Durrës, sepse gjithkush ka të drejtë të përmirësohet, qoftë në mënyrë artificiale. Por a mund të konsiderohet gjoksi i gruas si një mall në ofertë nëpër raftet e supermarketit të lagjes?
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com