Rruga Vllahinë–Poçem ka pësuar dëmtime të dukshme në një pjesë të konsiderueshme të gjatësisë së saj. Në pamjet e siguruara shihet qartë se asfalti është çarë në disa segmente, duke krijuar çarje të gjata dhe të thella që vështirësojnë qarkullimin e automjeteve.

Ajo që shqetëson më shumë banorët dhe drejtuesit e mjeteve është fakti se kjo rrugë nuk ka mbushur ende as dy vite nga ndërtimi i saj, ndërsa tashmë paraqet probleme serioze strukturore. Sipas tyre, dëmtimet ngrenë dyshime mbi cilësinë e punimeve dhe materialeve të përdorura, duke rrezikuar jo vetëm investimin publik, por edhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.