Rrugët e qytetit të Kukësit me gropa, bashkia nuk investon! Banorët: Në dimër tek ‘lagjja e re” kalohet vetëm me çizme

Reshjet e shiut çdo herë nxjerrin në pah edhe më tepër problemet infrastrukturore në Bashkinë Kukës. E amortizuar dhe pa vënë dorë prej vitesh, rruga e qytetit ku kalojne çdo ditë 400 nxënës të shkollës 9-vjeçare “1 qershori” është pothuasje e pakalueshme për shkak të pellgjeve me ujë. Ajo shërben gjithashtu si rrugë lidhëse me tregun agroushqimor dhe industrial të Kukësit, ku kalojnë çdo ditë dhjetëra qytetarë.

“Kalojme me çizme! Kurrë sdo bëhet ky vend. Më problem për fëmijët që kalojnë këtu”.

“Rruga me gropa dhe mbeturinat. Kanë premtuar se do e bëjnë, por se kur do bëhet zot e di”, thanë banorët.

Si në qytet ashtu dhe në fshatrat e Kukësit mungon infrastruktura. Kjo është rruga e fshatrave Turraj dhe Novosej që të çon në portën hyrëse të shtegut të ngjyrave, pika turistike me e frekuentuar nga turistë vendas e të huaj.

“Rruga është katastrofë. Edhe ura është e amortizuar”, tha një tjeter banor.

Banorët kërkojnë nga bashkia të investojë në këto akse të rëndësishme.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik