Rrugët e reja pa trotuar ‘Modë’
në lagjet e reja të Tiranës

Rrugët e reja pa trotuar ‘Modë’<br />në lagjet e reja të Tiranës
TIRANE- Rrugët pa trotuar po kthehen në modë në lagjet e reja të Tiranës. Shembulli më i keq është “Komuna e Parisit”, dhe më konkretisht pjesa e pallateve që janë sipër Unazës së Madhe, që janë nën administrim, një pjesë nga Komuna Farkë dhe një pjesë nga Minibashkia nr.5, ku rrugët janë bërë të reja, por trotuaret mungojnë thuajse plotësisht. Banorët shprehen për “A1 Report” se kjo situatë është anormale.

Por rrugët pa trotuar janë në modë, thuajse në të gjithë këtë zonë, që është super e populluar.
 
Edhe në rrugën tek "Kopshti botanik" që të çon në një nga rezidencat e banimit më të lakmuarat në kryeqyte, trotuari ëhstë aq i ngushtë, saqë nuk kalon dot asnjë person i vetëm. Ndërsa në krahun tjetër të kësaj rruge, trotuari herë duket e herë zhduket.
 
Ndërsa për nënat që kanë fëmijë të vegjël, dhe që duhet të lëvizin me karrocë, këto rrugë një makth i vërtetë.
 
Po kështu ndodh edhe në rrugët e tjera të kësaj zone. Por nuk mungojnë rastet ku edhe shtyllat elektrike janë në mes të trotuarit.

Duket se për këtë zonë, tek "Komuna e Parisit", nuk do të ketë asnjëherë zgjidhje, dhe banorët janë të detyruar të paguajnë kostot e babëzisë me të cilat janë dhënë lejet e ndërtimit, ku nuk janë lënë hapësira që të ndërtohen rrugë me trotuare.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis

Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis