TIRANË- 15 tetori do të shënjojë një hap historik për vendin tonë sa i takon rrugëtimit në Bashkimin Europian. Nesër, Shqipëria do të hapë negociatat me BE për grup kapitullin e parë. Burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj bëjnë me dije se në takimin që do mbahet në Luksemburg do jetë i pranishëm edhe vetë kreu i qeverisë Edi Rama, bashkë me ekipin që do përfaqësojë Shqipërinë.
Nga nesër, nis shqyrtimi i grup kapitullit të parë, një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Grup kapitulli i parë, ose siç quhet ndryshe ‘bazat’ ose 'themeloret', përfshin edhe prokurimet publike, statistikat dhe kontrollin financiar.
Ky grup kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Ndërkohë, dita e nesërme shënon edhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.
Grup kapitulli i parë për të cilët Shqipëria hap negociatat
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5 – Prokurimi publik
-Kapitulli 18 – Statistikat
-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
Ekipi që përfaqëson Shqipërinë nesër në Luksemburg
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani
Kryenegociatorja Majlinda Dhuka
Ambasadori Ferit Hoxha
Zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino
Zv.ministri i drejtësisë, Tedi Tobi
Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari
Drejtoresha e bashkëpunimit evropian në Ministrinë e Jashtme
Drejtoresha e DAP
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli
Drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta
Departamenti i politikës dhe integrimit në kryeministri
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?
-
Po
45.7%
-
Jo
43.9%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 1994
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama për gazetën gjermane: Ishim periferia e jashtme e Perandorisë Osmane, më pas lodër e fuqive evropiane! Vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE
14 Tetor, 20:23
-
Furnizoi Rusinë me raketa balistike, BE do të vendosë sanksione ndaj Iranit
14 Tetor, 14:13
-
Nuk lejohet tjetër hap fals! Sot sfida vendimtare me Gjeorgjinë! Sylvinho e pranon: Na bën punë vetëm fitorja! Ja formacioni I mundshëm
14 Tetor, 13:51
-
Siguria e përbashkët në Adriatik, Vengu takon komandantin e Forcave Detare italiane
14 Tetor, 13:50
-
Ndarja nga Shqipëria në rrugën për BE/ Shkupi përgatit letër për BE-në: Duam një pasqyrë të qartë ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë
14 Tetor, 11:46
-
Procesi i Berlinit: Dhjetë vjet në dhomën e pritjes së BE-së
14 Tetor, 10:51
-
Integrimi i Shqipërisë në BE hyn në fazën praktike
14 Tetor, 08:20
-
Samiti 'Procesi i Berlinit'/ Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë 2 marrëveshje për tregtinë e lirë dhe arsimin e lartë! Kancelari Scholz: E ardhmja është në Europë
14 Tetor, 07:25
-
10-vjet Procesi i Berlinit, Rama: Të rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s! Marrëveshje për emigrantët si me Italinë? Kryeministri: Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër
13 Tetor, 21:28
-
BE do ndajë fondet e Planit të Rritjes Ekonomike, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 miliardë Euro! Ja sa marrin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
13 Tetor, 18:40
-
Ruhet me truproja/ Baba Mondi intervistë për ‘Jerusalem Post’: Gati për shtetin Bektashi, të mos humbet kohë! E quaj veten vëlla të popullit të Izraelit!
13 Tetor, 16:13
-
Liga e Kombeve/ ‘E dimë si luan Gjeorgjia’, Ardian Ismajli: Do luajmë vetëm për tre pikë, ia dalim me grup
13 Tetor, 16:00
Cdo hapje negociatash shoqerohet me nje antarsim fond vetem per shtetin qe e hap 1 miliard £ , ndodhi me malin e zi , Lind pyetja sa perfiton ndihme Shqipëria sikur mori mali zi me hapjen etj ? Faliminderit
Përgjigju