Rrugëtimi i Muzikës Bizantine në Shqipëri, Theodhor Peci jep kontributin e vyer: Psaltët tashmë këndojnë shqip

Formimi i tij është i lidhur ngushtë me muzikën bizantine. Prej 12 vitesh, Theodhor Peci përgatit psaltët profesionistë të cilët kontribuojnë në mbajtjen gjallë të kësaj tradite të lashtë, të mbrojtur edhe nga UNESCO.

Ruajtja dhe përhapja e muzikës bizantine në gjuhën shqipe është misioni i tij i përditshëm.

“Në këto vite ka qenë shumë e vështirë për të krijuar një traditë psaltike në gjuhën shqipe, por jo e pamundur. Edhe pse kemi pasur sfida të shumta, e shikoj shumë premtuese të ardhmen e këtij arti muzikor, që është shumë i lashtë, i palëvruar, por edhe i bukur”, tregon muzikologu bizantin.

Kudo në botë, gjithsecili kur i lutet perëndisë, i lutet në gjuhën amtare. Për Shqipërinë ishte një nevojë e jashtëzakonshme që dhe himnet të tingëllonin në gjuhën shqipe. Himnet e melodizuara nuk kanë ekzistuar më parë, prandaj këndimi i këtyre himneve në gjuhën tonë e bën më të nevojshëm dhe më të kuptueshëm për të gjithë besimtarët që ndjekin adhurimin. Do ishte humbje e gjithë misionit të kishës nëse do të interpretohej në gjuhë të huaj, sepse nëse njerëzit nuk do të kuptonin mesazhet hyjnore në gjuhën e tyre atëherë nuk do të kishte kuptim ekzistenca e një kishe në një vend të caktuar”, shprehet Peci.

Puna për përkthimin e teksteve liturgjike, përshtatjen dhe kompozimin e tyre në gjuhën shqipe vijon çdo ditë.

“Misioni ynë është edhe mision kombëtar sepse ndihmon që të përhapet gjuha shqipe dhe njëkohësisht është mision shpirtëror sepse ndihmon njerëzit për t’u lartësuar drejt Zotit. Mendoj që prezenca ime ka ndikuar në zhvillimin e këtij arti muzikor. Ne si grup japim kontribut për ndryshimin e këtij realiteti duke futur një këndim psaltik profesional në adhurimin hyjnor të kishave orthodokse”, thotë ndër të tjera.

Kjo muzikë mbështetet vetëm në zërin e njeriut për të shprehur adhurimin e shenjtë.

“Një nga veçoritë e këndimit bizantin është fonetik sepse këndohet vetëm nëpërmjet vokalit njerëzor. Vokali njerëzor konsiderohet si instrumenti më i përsosur të cilin e ka krijuar vet Perëndia, ndaj Kisha ka vendosur që brenda adhurimit orthodoks mos të përdorë instrumente të tjerë përveç zërit . Njëkohësisht është monofonik sepse shoqërohet vetëm nga një zë dhe të gjithë së bashku këndojmë në sinkron me njeri-tjetrin, në një zemër dhe në një mendje”, tregon mes të tjerash drejtues i korit bizantin “Shën Joan Kukuzeli” i Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë

Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë