Largimi i Rrumbullakut/ Opozita: E shkarkuan me ceremoni se s’mbuloi skandalin e TIMS! PL: Janë kthyer në polici privatë të Ramës

Largimi i Rrumbullakut/ Opozita: E shkarkuan me ceremoni se s’mbuloi skandalin e TIMS! PL: Janë kthyer në polici privatë të Ramës

Të keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama, në dispozicion të krimit të organizuar e më pas të flakur në rrugë. Kështu  e cilëson opozita gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit që së fundmi është përfshirë nga një stuhi ndryshimesh, që nga largimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit e deri tek hapja e garës për 12 drejtuesit e qarqeve.

Përmes një konference për media nga selia e Partisë Demokratike, Ervin Salianji nuk e kurseu aspak tashmë ish drejtorin e bluve, Muhamet Rrumbullaku, që sipas deputeti demokrat nuk është aspak i dorëhequr, por i larguar edhe prej daljes së skandalit me të dhënat e TIMS.

“Është shkarkim me ceremoni. Largimi i detyruar, ka pasur një drejtor të përgjithshëm dy vite më para që nuk pranoi të jepte dorëheqje, është e njëjta skemë. Përdorimi politik që i bëhet sidomos zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit… Kam keqardhje që Rrumbullaku është përfshirë në këtë situatë, sot e tregoj qartësisht që pasi i përdor politikisht mirë  e mirë, i shtrydh, i keqpërdor dhe i flak në rrugë. Është dorëhequr jo për shkak të ndërhyrjes në sistem, por që Edi Rama nuk iu fal që nuk e kanë mbuluar si duhet ndërhyrjen në sistem”.- tha Salianji.

Ndërsa Ilir Meta i Partisë së Lirisë policinë e shtetit e cilëson si polici private të kryeministrit Rama. 

‘Nuk ka komente më për policinë e edi ramës, ajo është polici private, skandalet e shumta që kanë ndodhur këto kohë nuk shplahen me ndërrime drejtuesish, për të mbuluar skandale janë ndërruar drejtorë edhe në të shkuarën, strofulla e krimit të organizuar është në kryeministri dhe atje bëhen gjithmonë ndryshimet.’-tha Meta.

Me akuza të forta vjen edhe deputeti tjetër i Partisë Demokratike Luan Baçi, i cili ish-Kryepolicin Rrumbullaku e cilëson marionetë në duar të qeverisë e bandave kriminale.

Muhamet Rrumbullaku është drejtori i dytë i Policisë së Shtetit që jep dorëheqjen brenda 3 viteve. Më 5 tetor të 2021-shit Ardi Veliu dha dorëheqjen nga ky post që e mbajti për 3 vite. Ndërsa pasuesi i tij Gledis Nano mohoi lajmet për dorëheqje në gusht të 2022-shit, dhe u shkarkua me vendim qeverie brenda të njëjtit muaj.

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 U përballën në Drejtorinë e Tiranës, çfarë i tha Marklen Haka nën pranga e i zbathur Tonin Vocajt?

U përballën në Drejtorinë e Tiranës, çfarë i tha Marklen Haka nën pranga e i zbathur Tonin Vocajt?