Rryshfeti ndaj efektivëve të policisë dhe veçanësisht ndaj atyre të policisë rrugore, nuk i zgjidh punë më drejtuesve të mjeteve nëse konstatohen me shkelje në rrugë.
 
Gjatë javëve të fundit policia e shtetit ka arrestuar së paku 30 persona në të gjithë vendin të cilët kanë tentuar t’u japin rryshfet efektivëve të policëve për të mos u ndëshkuar për shkeljet nga policia rrugore.
 
Ndërkaq vetëm policia e Tiranës në një preiudhë prej dy muajsh ka arrestuar së paku 16 personash të cilët kanë tentuar të korruptojnë policët për të mos u ndëshkuar për shkeljet. 

Këtë të dielë policia e Tiranës, arrestoi dy persona për rryshfet ndaj efeketivëve të policisë rrugore, madje një prej tyre u filmua nga një kamera e instaluar në trup policit rrugor. Një tjetër rast u regjistrua po të dielën në Vlorë, kur një person tentoi të korruptonte policët rrugorë. 

Herman Erindi, komandant i shërbimeve të policisë rrugore thotë se masat janë ashpërsuar si për tentativat e korrupsionit, por vijojnë edhe arrestimet edhe për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, apo pa leje drejtimi.

Krerët e policisë thonë se kanë vijuar ndëshkimin me masa të ashpra edhe për drejtuesit e mjeteve që shkelin semaforin e kuq apo që ecin në drejtim të kundërt me sinjalistikën rrugore, apo nuk vendosin rripin e sigurimit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)