“Ruaj traditën, festo shqip”, Irini Qirjako: Jap shpirtin tim që rinia të mësojë vlerat e muzikës

Një koncert folklorik me këngë edhe valle popullore i organizuar nga një grup studentësh bëri bashkë përreth dy orë artistë të njohur në skenën e Universitetit të Arteve për të përcjellë mesazhin e fortë: “Ruaj traditën, festo shqip”. Këngë të njohura popullore shqiptare, këngë dhe valle që flasin për identitetin tonë kombëtar, nga Veriu në Jug, erdhën ëmbël nga artistet, si Irini Qirjako, Irma Libohova dhe Lirie Rasha. Artistet që prej një jete nuk i janë ndarë këngës popullore, bëjnë thirrje për ruajtjen e kësaj tradite

 “Unë kam thënë edhe vazhdoj që të them se duhet që të ruajmë traditën ashtu siç është pa deformime, kjo i del për detyrë edhe institucioneve përkatëse, që në një orë mësimi të mësojnë si këndohet kënga shqipe, sepse ka filluar që të futet muzikë e huaj në tekstet tona, ndërsa brezat e rinj nuk e dinë se si është kënga në origjinal”, u shpreh Lirie Rasha.

 “Unë e kam obligim dhe detyrim moral e shpirtëror, që t'i servir brezit të ri këtë thesar që kemi ne. Unë jap gjithë shpirtin tim, që brezat e rinj të mësojnë këtë gjë të mrekullueshme, që kemi ne si popull edhe si komb", thotë Irini Qirjako.

Aktivitetit iu bashkuan edhe nxënësit e shkollave tetëvjeçare edhe të mesme nga mbarë vendi.  

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën