Rubens Shehu: "Genta ka abortuar dy herë"

Rubens Shehu:
Historitë dhe rrëfimet për Gentën e BB5 një nga personazhet më të disktuar të këtij reality show nuk paskan fund. Pas zbulimit të fotove nudo dhe publikimit të lidhjes me Rubensit, ky i fundit vjen me një tregim tjetër që ka të bëjë më ish të dashurën e tij. Një histori ndryshe nga ato të mëparshmet, të vërtetat të cilat nuk ishin zbuluar më pare, vijnë në një rrëfim për suplementin "THASH&THEM''. Rubens Shehu tregon ngjarjen në tërësi, njohjen dhe konfliktin e saj me Emilianon dhe Xhani Demikën, konfliktin e tij me Gentën, abortin të cilin e ka pasur gjatë lidhjes me të si dhe shumë të vërteta tjera të cilat mund t'i lexoni në intervistën në vazhdim.

Rubens sa je i informuar rreth njohjes së Gentës me Emilianon dhe Xhanin, çfarë raporti kanë ato mes tyre pasi javë më parë ka plasur një sherr mes tyre?

Genta ata të dy i ka njohur vite më parë, që kur ka qenë studente në Korçë kur rrinte në konvikt. Me Xhanin kanë folur nëpërmjet Facebook-ut dhe shoqërinë e saj me të. Genta më kishte shpjeguar se gjasme ai është i kushëriri i saj. Por më vonë e kuptova se si ka qenë e vërteta, pas tre vjetësh pasi ajo bënte flirt me Xhanin, madje unë jam takuar me të për të sqaruar një lojë të poshtër që bëri Genta, gjatë kohës që qëndronte te shtëpia e Emilianos në Gjirokastër. Ishte Xhani ai i cili më tha që me Gentën ishte njohur vite më pare dhe ajo e kishte gjetur përmes
një artikulli të shkruar nga ai në një revistë. Gjithashtu dhe njohja e saj me Emilianon është e vjetër, ata janë njohur vite më parë, nuk di të them me saktësi por hamendësoj se diku afërsisht 3-4 vite më parë. Genta është e sëmurë pas futbollistëve, këtë nuk e them vetëm për rastin që ajo dëshironte të lidhej me Emilion, por duke u bazuar tek veprimtaritë e saj që ka bërë gati me gjithë ekipin e Bilishtit. Ishte e pamundur që të vinte ndonjë futbollist në Bilisht dhe të mos "njihej" me Gentën.

Je takuar me Gentën pas daljes nga spektakli, je sqaruar me të dhe a keni biseduar më hollësisht?

Jam takuar me të, këtë gje e kam thënë dhe më parë, ka qenë ajo e cila më ka kërkuar, ka qenë ajo e para që më ka telefonuar. Nuk është se kam sqaruar ndonjë gjë me të se nuk kam çfarë të sqaroj, ajo është kapitull i mbyllur, nuk ka vlerë më shumë se një bisht cigare për mua, kështu që nuk kam çfarë të them.Madje edhe në ato raste që jemi takuar kanë qenë rastësi, pasi ajo nuk i
ndahej motrës time por i qëndronte gjithë ditën pas, pavarësisht se ajo e mohon këtë gjë. Kjo është e vërteta, më së miri këtë gjë e treguan fotot ku unë kam qenë për kafe me shoqërinë time
dhe me motrën, dhe aty ka qenë prezent edhe Genta, nuk e di kush e ftoi por unë nuk kam qenë unë personi që e ka ftuar, më vjen keq kur mendoj emrin e saj e jo më t'a ftoj për kafe.

Mund të na thuash pse ka lindur konflikti mes Gentës dhe Emilianos?

Sa për konfliktin e tyre nuk di çfarë të them se me Emilianon nuk jam takuar, vetëm një mbrëmje kam folur në telefon dhe arsyeja ka qenë se atë natë rreth orës 23:30 marrë një telefonatë nga Genta, e cila po qante dhe më tha "Rubens të lutem hajde më merr, jam në Gjirokastër nuk dua të rri më këtu, i kam ikur Emilianos nga shtëpia, kam mbetur rrugëve, vetëm ti mund të më ndihmosh …"etj. Këto kanë qenë fjalët e saj dhe gati pas gjysëm ore kam marrë përsëri një telefonatë nga Emiliano i cili më tha mos u shqetëso se ajo është me mua në shtëpi. Të them të drejtën kjo mu duk një lojë e poshtër nga ana e saj, pasi aty kishte shkuar bashkë me Xhanin dhe ishin një grup shoqëror, për këtë arsye nuk kishte pse të më telefononte mua. Pas gjithë atyre deklaratave të saj ajo thoshte që Rubensin nuk dua ta shikoj me sy, kam zënë të dashur me lekë dhe që Xhanin e kam si vëlla se po më ndihmon në çdo gjë, nuk e kuptova pse më telefonoi mua?

Po mes teje dhe Gentës si janë marrëdhëniet?

E vërteta është kështu, pas intervistës së Emilianos i cili thotë se Genta shikon ëndrra se unë nuk kam pasur lidhje me të, Genta iku nga trutë e kokës, u bë histerike dhe histerizmi i saj u bë publik në shumë media, e cila i shpalli ata të dy gay dhe më vjen çudi me ato fansa që i postojnë në murin e saj duke i thënë "bravo Genta ke bërë shumë mire", dhe përsëri u drejtohem pak atyre po a keni vëllezër dhe kushërinj në shtëpi, po ju vetë si do të ndiheshit nëse një rast i tillë do ju ndodhte? Dhe për më tepër ajo femër e cila është mishërim i ligësisë dhe imoralitetit shkon dhe bën publike problemet delikate të Emilianos, bëri publike vdekjen e një vajze, e cila humb jetën në aksident dhe ajo vajza ka një familje e cila është lënduar nga kjo gjë, nga përgojimi i të përgojuarës Gentiana Gjalpi...

Ka qenë shtatzënë ajo me Emilianon, se dolën fjalët që ajo është shtatzënë e në fakt ka deklaruar se akoma nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të?

Një javë pas publikimit të intervistës, unë mora një mesazh nga Genta e cila më tha që ishte shtatzënë dhe që kërkonte ndihmën time dhe pyetjen e parë që I kam bërë ka qenë, me kë e ke atë fëmijë? Përgjigja e saj ka qenë që ajo nuk e dinte me kë e kishte atë fëmijë dhe më kërkoi që t'i
jepja lekë për të hequr fëmijën. Nuk isha i sigurt nëse ishte në të vërtetë apo jo shtatzanë, pasi ndoshta mund të ishte një gënjeshtër e saj për të më marrë lekë, unë i'u përgjigja duke i thënë vetëm ''me kismet Genta, shohim e bëjmë''. Pas disa ditësh mora një telefonatë nga ana e saj ku më tha "Do më japësh lekë apo të shkoj tek dyqani i babit tënd dhe t'i them që fëmijën e kam me Rubensin dhe t'i marr lekë atij për t'a hequr?!" Të them të drejtën në ato momente e humba logjikën fare dhe fillova t'a kërcënoja në tel. Këto ishin ato mesazhe që Genta i përdori po atë ditë për të më denoncuar mua në polici për agresion.

Po gjatë lidhjes tuaj ka pasur ndonjë shtatëzani ajo, apo nuk keni dashur të lidheni aq fortë sa të krijoni dhe familje?

Të krijoja familje me Gentën asnjëherë, nuk e kam menduar kurrë, po Genta ka pasur dhe një abort më parë.

Kush e detyroi të largoj fëmijën, apo nuk e donte ajo vetë?

Vetë me dëshirën e saj e ka hequr, unë e mora vesh më vonë këtë gjë pasi çdo kishte marrë fund dhe jo se më interesonte shumë.

Genta për momentin gjendet në Greqi tek familja, ndërkohë ka thënë se i kanë kërkuar falje familja jote?

Pashë dhe intervistën e saj tek emisioni ''Poke'', sa mashtruese që është! Tha kam qenë me pushime në Greqi, e vërteta është se ajo nuk ka lëvizur ndonjë ditë nga Babani, përveç atë ditë që doli në emision, shkoi në Bilisht se në Baban nuk ka internet. Ky është absurditet më i madh, për çfarë duhet t'i kërkojnë falje? Ajo nuk ka asnjë lidhje me ata, për familjen time ajo nuk ekziston.

E vërtetë që Genta nuk ka qenë asnjëherë në shtëpinë tënde, nuk ka njohur familjarët e tu?

Varet për cilën shtëpi bëhet fjalë se unë jetoj larg familjes time si dhe jam me qera në Tiranë. Ajo në Tiranë ka qenë tek shtëpia ime, por në Devoll ku kam dhe familjen jo, asnjëherë nuk ka qenë në shtëpinë time dhe nuk ka takuar ndonjë familjarë timin.

E ke harruar këtë histori e cila sado ka qenë e dhimbshme, ke menduar për ndonjë lidhje të re që të harrosh të kaluarën, si do rrjedh jeta juaj tani?

Historia ime me të është mbyllur nga ana ime, por është ajo e cila nuk e mbyll gojën dhe del nëpër gazeta, është e sëmurë i duket jeta Big Brother, akoma mendon se është në BB, vetëm të shtunën në darkë e kupton se nuk është në aty për arsye se nuk e dëgjon Arbana Osmanin që t'i flasë në studio. Jeta ime vazhdon normalisht përveç ndonjë problemi që më hap Genta herë pas here, çdo gjë me mua është në në rregull.
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)