Takimet e sotme ishin më produktivet deri më tani në të gjithë këtë proces, që kur kemi qenë të përfshirë që nga fillimi' tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, në Gjenevë, lidhur me samitin që po zhvillohet atje, ku përfaqësuesit e SHBA-së, Rusisë, Ukrainës dhe BE-së do të diskutojnë për planin amerikan me 28 pika për paqen.
"Kemi një produkt të shkëlqyer pune, të ndërtuar tashmë mbi kontributin e të gjitha palëve të përfshira, dhe tani kemi qenë në gjendje të adresojmë disa nga këto pika, pikë për pikë. Dhe mendoj se kemi bërë përparim të mirë. Ekipet tona tani janë në dhomat e tyre ndërsa po punojmë mbi disa nga sugjerimet që janë ofruar', tha ai.
Lajmi kryesor:
Samiti në Gjenevë/ BE plan me 24 pika për paqen në Ukrainë! Rubio: Takimi më produktiv! Trump: Asnjë mirënjohje nga Kievi












