Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha për Fox News se qëndrimi i Iranit për Ngushticën e Hormuzit nuk i plotëson kërkesat e SHBA-së.

"Nëse ajo që ata nënkuptojnë me hapjen e Ngushticës është 'po, Ngushticat janë të hapura për sa kohë që ju koordinoheni me Iranin, merrni lejen tonë, ose ne do t'ju hedhim në erë dhe ju do të na paguani', kjo nuk është hapje e Ngushticës", tha Rubio në një intervistë për Fox News.

"Ata nuk mund ta normalizojnë, as nuk mund ta tolerojmë që ata të përpiqen të normalizojnë - një sistem në të cilin iranianët vendosin se kush mund të përdorë një rrugë ujore ndërkombëtare dhe sa duhet të paguajnë për të", tha më tej Rubio.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin pret ministrin e Jashtëm iranian në takim: Do të bëjmë gjithçka për paqen në Lindjen e Mesme! Rubio: S'mund ta tolerojmë që Teherani të kontrollojë Hormuzin