"Melodia e vargut" përcjell vargje nga poeti gjerman Hermann Hesse, fitues i çmimit Nobel në letërsi në vitin 1946. Poezitë janë përkthyer mjeshtërisht nga Juliana Vogli.
Melodia e Vargut nga Sonila Strakosha
Këngë dashurie
Unë jam nje dre, e ti kaprolli!
Une jam një zog e ti je pema!
Dielli jam unë e ti dëbora, unë jam vetë dita e ti vetë endrra!
Netëve në gjumë një zog të artë të nis , me krahë shumëngjyrësh e një zë të kulluar,
ai tek ti sjell këngët e dashurise,dashurinë time për ty, ky zog e ka kënduar!
Melankolisë
Ty t'u pëvodha ...edhe miqve ...edhe verës
I trembesha për vdekje unë shikimit tënd therës!
Veç n’krahë të dashurisë e tingull të lahutës të harroja...
Unë, biri i pabesë, të tradhtoja!
Por ti në heshtje prapë pas më vije,
e bëheshe ti njësh me verën që në dorë mbaja si pije,
Aty, me mua dhe në netë të zymta dashurie,
por dhe n’dallëdisjet e mia prej fëmije!!
Tani e përtërin ti këtë krijesë të rraskapitur,
kokën ma mban në prehërin tënd si një fëmijë,
e kthehem unë nga çdo largim, çdo e papritur...
Çdo çmenduri e imja,
veç një rrugë tjetër për tek ti!
Mbrëmje e vetmuar
Në shishen bosh dhe në një gotë
vakët pëflaket një qiri,
në dhomë bën ftohtë…
e jashtë mbi bar bie shi.
E përsëri përpiqesh të gjesh pak qetësi
dukë mërdhirë në shpirtin plot mërzi;
mëngjesi e mbrëmja shkojnë e vijnë,
por asgjëkund s’po dukesh ti!
Lajmi kryesor:
'Në Librari'/ Tre kryevepra autobiografike të Annie Ernaux tashmë në shqip, Canosinaj mbyll sagën e Merit dhe Sidit me romanin e tretë! Studimet e Sinanit, çelës për të kuptuar veprën Kadare


