Rubrika "Shëndeti", ja mënyra si
mund largoni dhimbjet e stomakut

Rubrika "Shëndeti", ja mënyra si<br />mund largoni dhimbjet e stomakut
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik 1 në 3 shqiptarë ka probleme me stomakun. Ngrënia e shumë ushqimeve njëherësh, moskonsumimi i lëngjeve, ngrënia pa kriter si mish apo hot-dog, janë disa nga arsyet të cilat vuani nga stomaku. Këshilla e parë që japin mjekët për të mos patur dhimbje në stomak është uji. Uji nuk lejon që ushqimet të ngurtësohen në stomak. Një këshillë është dhe konsumimi i mollës i cili bën të mundur një tretje më të shpejtë të ushqimeve.

Po kështu këshillohet edhe orizi, pasi është një ushqim i lethtë i cili tretet shpejt. Sipas mjekëve shumë nxënës dhe studentë për shkak se hanë shumë ushqime nëpër Fast-Food kanë probleme me stomakun. Këshillohet që moshat e reja të qëndrojnë larg ushqimeve të thata, për shkak se dhimbjet fillojnë duke mbushur moshën 18-20 vjeç. Një metodë për të larguar dhimbjet e stomakut është dhe “sonda” që kryhet në çdo spital, e cila pastron “mbetjet” që mund të jenë krijuar me kalimin e viteve.
 
Stomaku
Stomaku është një zgjerim në formë qese i traktit digjestiv, që është vazhdim i ezofagut lart dhe vazhdon në duoden poshtë. Këto shërbejnë dhe si pika fiksimi të tij. Bashkimi gastroezofageal ndodhet majtas vertebrës së 10-të torakale, afërsisht 2 cm. poshtë diafragmës, ndërsa bashkimi gastroduodenal bëhet në nivel të vertebrës së është lumbare, pak djathtas linjës mediane. Madhësia dhe forma e stomakut ndryshojnë në vartesi nga morfologjia e subjektit dhe shkalla e mbushjes. Në gjendje distensioni të moderuar stomaku është 25 cm i gjate, 10-12 cm. i gjerë, dhe 8-9 cm i trashë. Kapaciteti i stomakut lëkundet midis 1-1.5 litra.

Stomaku është një organ shumë i vaskularizuar, që furnizohet nga më shumë së 6 arterie, që dalin nga trungu celiak. Ka një rrjete të pasur anastomozash intramurale, që sigurojnë vaskularizin e tij edhe kur lidhet një pjesë e madhe e arterieve. Aa.gastrica dextra et sinistra,gastroepiploica dextra et sinistra dhe gastricae brevës janë arteriet kryesore të stomakut. Në 60% të njerëzve gjendet dhe arteria gastrike posteriore, që del nga arteria lienale dhe ushqen sipërfaqen posteriore të stomakut.
 
Ushqimet/Arsyet
Ngrënia e shumë ushqimeve, moskonsumimi i lëngjeve, ngrënia pa kriter si mish apo hot-dog, janë disa nga arsyet të cilat vuani nga stomaku
 
Të rinjtë
Këshillohet që moshat e reja të qëndrojnë larg ushqimeve të thata, për shkak se dhimbjet fillojnë duke mbushur moshën 18-20 vjeç
 
Stomaku
Kapaciteti i stomakut lëkundet midis 1-1.5 litra. Stomaku është një organ shumë i vaskularizuar, që furnizohet nga më shumë së 6 arterie
 
“Mund të konsumoni edhe gjashtë vakte në ditë!
Një tjetër metodë për të rënë në peshë është të hani 6 vakte në ditë. Kjo nuk do të thotë se do të konsumoni gjithshka. Një studim i ri në Shtete e Bashkuara të Amerikës ka arritur në përfundimin se dieta duhet të vazhdojë me të njetat ushqime por ju mund të konsumoni vakte gjashtë herë në ditë. “Të hash shumë pak, ushqime në sasi të vogla, perime të ndryshme, fruta në intervale kohe deri në 2 orë është një metodë efikase për shkak se stomaku konsumon pak ushqim dhe mund ta tretë më shpejt”, - thonë Hulumtuesit në SHBA. Studimi, i publikuar në revistën e shkencës e të ushqyerit “Research”, thotë se krijimi i një modeli të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm është të hahet në mënyrë të shpejtë dhe pak. Autorët thanë se: Rritja e vaktave gjatë një dite mund të mos duket e favorshme për rënien në peshë, por në të vertetë kjo metodë nuk lejon që në trup të krijohen yndyrna.

Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com 9 maj 2015
 
Redaksia Online
(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë