Ruçi kritikon sërish BE: Konfuzioni sjell dëme! Jemi në kryqëzimin e ndikimeve të huaja

Ruçi kritikon sërish BE: Konfuzioni  sjell dëme! Jemi në kryqëzimin e ndikimeve të huaja

1574062855_ruci7.jpg
Kryetari i Kuvendi, Gramoz Ruçi kritikoi edhe njëherë vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. "Refleksioni i parë është asimetria midis integrimit në NATO dhe integrimit europian. Çështja e sigurisë në rajonin tonë ka një garant, që është NATO. Por perspektiva e NATO-s për sigurinë është më e qartë dhe më e avancuar se perspektiva e Bashkimit Europian. Kjo provohet edhe nga fakti që mjaft vende të rajonit janë anëtare të NATO-s, por nuk kanë ende një perspektivë të qartë drejt BE-së. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur negociatat, por janë në vend numëro. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u refuzuan pa të drejtë dhe pa e merituar nga ky proces në mbledhjen e Këshillit Europian të 17-18 tetorit. Ndërsa Kosova dhe Bosnje-Hercegovina kanë një perspektivë edhe më të paqartë.

Kjo pozitë asimetrike midis integrimit në NATO dhe integrimit në BE dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por edhe vetësigurinë e BE-së. Çështja e dytë lidhet me influencat e jashtme në rajon. Ballkani Perëndimor ndodhet në kryqëzimin e influencave të qytetërimit perëndimor dhe atyre joperëndimore. Qëndrimet e dyzuara të vendeve skeptike, Francës, Holandës dhe Danimarkës dhe imponimi i tyre ndaj Këshillit Europian, natyrshëm lëshon terren për fuqitë joperëndimore. Unë nuk mendoj se refuzimi i Këshillit për të hapur negociatat do të pasohet imediatisht nga rritja e influencës së tyre. Por duhet të pranojmë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë të njëjtin vokacion perëndimor si Shqipëria. Stofa e shoqërive dhe e kulturave të tyre është më pak pro-perëndimore sesa jona.

Rrjedhimisht, disa nga fqinjët janë më pak të imunizuar nga influencat joperëndimore. Çështja e tretë lidhet me specifikat e sigurisë kibernetike në rajon. Konkretisht, me shpërpjestimin midis importimit të arritjeve teknologjike, prirjes së popullsisë, sidomos moshave të reja të vendeve të rajonit për tu dhënë pas tyre dhe kapaciteteve më të ulta të ekonomive dhe shoqërive tona për tu mbrojtur nga rreziqet që vijnë prej shpërdorimit të teknologjive të avancuara. Rrjedhimisht, mund të ndodhë që i ashtuquajturi “demokratizim” i teknologjisë të kërcënohet nga i ashtuquajturi “demokratizim” i dhunës, e cila shfrytëzon teknologjitë e avancuara" tha ai.


Lajmi kryesor:

Rrjeti 5G/ SHBA: Krenarë për Shqipërinë! E palëkundur në partneritetin me Amerikën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja