Rrjeti 5G/ SHBA: Krenarë për Shqipërinë! E palëkundur në partneritetin me Amerikën (VIDEO)

E Ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën 'Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë' se Tirana zyrtare është e palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje.  Theksin kryesor diplomatja e SHBA-së e vendosi te teknologjia 5G dhe lufta me Kinën. Moses-Ones e cilësoi teknologjinë 5G si një cështje me shumë rëndësi duke vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë.

"Është një infrastrukturë komplekse dhe kritike. Kjo është një cështje shumë e rëndësishme. Ka vende kaq të palëkundura në botë në këtë partneritet dhe Shqipëria në bën shumë krenarë. Strategjia e Kinës për të përdorur marrëveshjet infrastrukturore. Por e kam thënë që Shqipëria e ka deklaruar se disa gjëra nuk janë për shitje. Liria nuk është për shitje, sigurisht që e vlerësoj shumë" tha ajo. Ndërkohë që kreu i PR-së, Fatmir Mediu referuar bisedës me të ngarkuarën me punë të SHBA-së tha se "Shqipëria do të jetë një nga vendet e para që do të firmosë memorandumin e bashkëpunimit për rrjetin 5G".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:55
Presidenti i Asamblesë së OSBE-së: Kemi një luftë të madhe kibernetike

1574063843_fk.jpg
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli u shpreh se tashmë lufta me armë është zëvendësuar nga ajo kibernetike dhe për këtë kërkoi bashkëpunim dhe kujdes nga Shqipëria.

"Do të takohem me të gjithë aktorët përkatës të politikës në Shqipëri. T'u kthehemi teknologjive të reja 5G, kjo është shumë e rëndësishme, që të kemi bashkëpunim me asamblesë dhe Shqipërisë. Sa i takon sigurisë kibernetike me teknologjitë e reja është në interesin tonë të punojmë më shumë me këto cështje.

Nuk është vetëm një garë për të përfaqësuar teknologjinë 5G por për sigurinë e rajonit. Edhe në Gjeorgji kemi risqe dhe kërcënime nga Rusia. Kemi një luftë të madhe kibernetike dhe vendet duhet të bashkëpunojnë shumë më tepër për të parandaluar masa të tilla" tha ai.

Ora 08:35
Rrjeti 5G, gjenerali amerikan: Liderët shqiptarë duhet të vendosin kujt t’i besojnë

Ish këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish-Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s në Europë James Jones e kishte të drejtpërdrejtë mesazhin për autoritetet shqiptare sa i përket rrjetit 5G kur tha se liderët shqiptar duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre. Gjeneral amerikan James Jones fokusin te fjala e tij e vendosi te lufta me Kinën. Ai tha se Rusia është një fuqi në rënie, ndërsa shqetësimi kryesor është Kina dhe tentativa për të kontrolluar të dhënat globale përmes teknologjisë 5G.

"Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetin saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do ti besojnë. Teknologjia 5G do të jetë sistemi që mbërthen sensorët. Vendet që do të rrokullisen të parët do të përfitojnë avantazhet e lëvizjes, do të krijojë begati për të përmbushur angazhimet ndaj miqve dhe aleatëve. Rusia një fuqi në rënie është shqetësim strategjik. Me modelin dhe sjelljen e Kinës, 5G mund të përdoret për të kontrolluar të dhënat globale. Kina ka qëllimet e saj strategjike për pajisjet e saj të rrjetit.

Kina e shikon përdorimin e pajisjeve 5G si platforma tregtare inteligjente që vendosen në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë botën. Ato i japin në dorë një lak shumë të fuqishëm. Kalimi në 5G i ofron miqve të SHBA një mundësi të artë për të ndërtuar një siguri më të madhe kibernetike për të përmirësuar sigurinë e rrjeteve tona. Diskutimet për 5G po bëhen gjithnjë e më serioze. Shqipëria ka treguar qartë se është pjesë e luftës dhe tani është koha e duhur për të bërë më shumë" tha ai.

Ora 08:34
Ruçi kritikon sërish BE: Konfuzioni sjell dëme! Jemi në kryqëzimin e ndikimeve të huaja

1574062855_ruci7.jpg
Kryetari i Kuvendi, Gramoz Ruçi kritikoi edhe njëherë vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. "Refleksioni i parë është asimetria midis integrimit në NATO dhe integrimit europian. Çështja e sigurisë në rajonin tonë ka një garant, që është NATO. Por perspektiva e NATO-s për sigurinë është më e qartë dhe më e avancuar se perspektiva e Bashkimit Europian. Kjo provohet edhe nga fakti që mjaft vende të rajonit janë anëtare të NATO-s, por nuk kanë ende një perspektivë të qartë drejt BE-së. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur negociatat, por janë në vend numëro. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u refuzuan pa të drejtë dhe pa e merituar nga ky proces në mbledhjen e Këshillit Europian të 17-18 tetorit. Ndërsa Kosova dhe Bosnje-Hercegovina kanë një perspektivë edhe më të paqartë.

Kjo pozitë asimetrike midis integrimit në NATO dhe integrimit në BE dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por edhe vetësigurinë e BE-së. Çështja e dytë lidhet me influencat e jashtme në rajon. Ballkani Perëndimor ndodhet në kryqëzimin e influencave të qytetërimit perëndimor dhe atyre joperëndimore. Qëndrimet e dyzuara të vendeve skeptike, Francës, Holandës dhe Danimarkës dhe imponimi i tyre ndaj Këshillit Europian, natyrshëm lëshon terren për fuqitë joperëndimore. Unë nuk mendoj se refuzimi i Këshillit për të hapur negociatat do të pasohet imediatisht nga rritja e influencës së tyre. Por duhet të pranojmë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë të njëjtin vokacion perëndimor si Shqipëria. Stofa e shoqërive dhe e kulturave të tyre është më pak pro-perëndimore sesa jona.

Rrjedhimisht, disa nga fqinjët janë më pak të imunizuar nga influencat joperëndimore. Çështja e tretë lidhet me specifikat e sigurisë kibernetike në rajon. Konkretisht, me shpërpjestimin midis importimit të arritjeve teknologjike, prirjes së popullsisë, sidomos moshave të reja të vendeve të rajonit për tu dhënë pas tyre dhe kapaciteteve më të ulta të ekonomive dhe shoqërive tona për tu mbrojtur nga rreziqet që vijnë prej shpërdorimit të teknologjive të avancuara. Rrjedhimisht, mund të ndodhë që i ashtuquajturi “demokratizim” i teknologjisë të kërcënohet nga i ashtuquajturi “demokratizim” i dhunës, e cila shfrytëzon teknologjitë e avancuara" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 18/11/2019 10:56

    Fatmir Mediu I denuar nga gjykata italiane dhe ne Shqiperi na tregon pallavra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja