Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nisur lobimin për integrimin e vendit, duke u dërguar një letër BE-së lidhur me arritjet dhe zbatimin e reformave në drejtësi dhe asaj zgjedhore deri në këto momente duke thënë se vendi po ecën para me përmbushjen e tyre. Në letër e Ruçit theksohet se vendi është gati të fillojë sa më patë diskutimi i kapitujve të negociatave.
Ruçi ditën e djeshme u ka dërguar të gjithë Kryetarëve të Parlamenteve dhe të Senateve të vendeve anëtare të BE-së një letër ku i falenderon për mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian dhe i informon për hapat e mëtejshme të Kuvendit.
"Vendimi i marrë nga Këshilli i Bashkimit Europian në datën 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, i bazuar në progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli, është një inspirim e detyrim për të vijuar me përkushtim në përmbushjen e detyrimeve tona ndaj procesit të integrimit. Mbështetja e parlamenteve të vendeve anëtare ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë. Këtë mbështetje e kam konstatuar gjatë të gjitha takimeve dypalëshe gjatë vitit 2019. Kuvendi i Shqipërisë po jep një kontribut kyç në rrugëtimin europian të vendit tonë, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe kontrollin ligjor e politik të procesit dhe përputhshmërinë e ligjeve me standardet e BE-së, duke garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit kombëtar. Kuvendi i Shqipërisë është gjithashtu i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues. Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e parlamenteve dhe senateve të vendeve anëtare që negociatat të çelen sa më shpejt dhe të fillojë sa më parë diskutimi i kapitujve të tyre”, shkruhet në letrën e Ruçit.
Pak ditë më parë Shqiptarja.com zbuloi 16 pikat e një projektrezolute, e cila do të miratohet nga Kuvendi, për procesin e nisjes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE si dhe mbi disa kushte për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Në dokument ritheksohet se procesi i negociatave dhe anëtarësimi mbetet objektivi madhor i Shqipërisë, ndërsa i kërkohet qeverisë të thellojë reformat integruese. Në projektrezolutë Kuvendi deklaron angazhimin që të bashkëveprojë dhe të monitorojë të gjitha institucionet e përfshira, të cilat kanë për detyrë plotësimin e kushteve për nisjen e bisedimeve.
O mashtruesit e shekullit, po ku edhe kur po zbatohen reformat, se une nuk po shikoj asgje.
Përgjigju