Ruçi: Mban peng mandatin PS
Topalli: Seseri mungoi 2 vjet

Ruçi: Mban peng mandatin PS<br />Topalli: Seseri mungoi 2 vjet
TIRANE- Shqyrtimi dhe miratimi, në seancën e sotme parlamentare të dy vendeve vakante në institucionin e Autoritetit të Konkurencës ka zgjuar debatin mes kryetarit të grupit PS-së Gramoz Ruçi dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për plotësimin e vendit vakant të lënë nga deputetja PS, Rudina Seseri, me deputetin Edison Konomi.

Ndërsa Topalli kërkoi të hidheshin në votim dy kandidatët për vendet vakante, Iva Zajmit, Brilanca Bushati, kryetari i Grupit PS-se i ka kujtuar Topallit se, në "kundërshtim me rregulloren", grupit PS nuk i kishte mbërritur asnjë material në lidhje me këto emërime, për të vendosur më pas për qëndrimin që ky grup parlamentar do të mbante në seancë. Madje i kujtoi se sipas marrëveshjes PS- PD per këto dy vende vakante duhej të vinte propozimi nga PS. Ruçi i kujtoi  se prej 4 muajsh nuk po mblidhte Këshillin e Rregullores për të plotësuar vendin vakant të deputetit PS.  Nga ana e saj kryetarja e parlamentit tha se kishte thirrur disa herë Këshillin e Regullores Mandateve dhe Imunitetit por nuk ishte arritur kuorumi pasi deputetët ishin të zënë me shqyrtimin e pr/ligjeve. Duke iu referuar deputetes Rudina Seseri, nënvizoi se ishte rasti i parë që në 17 vite jetë parlamentare, nje deputete vinte në Kuvend vetëm për të votuar një herë në 6 muaj, kur rrezikonte mbarimin e mandatit.

JA DEBATI

GRAMOZ RUÇI: “Po mbani peng vendin vakant të një deputeti të PS-së pa asnjë arsye në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe Rregulloren dhe tani vini e citoni rregulloren se kur është për pr/.ligjin dhe kur për emërimet nga kuvendi. Më jepni përgjigje për mandatin që mbahet peng deputeti i opozitës”

JOZEFINA TOPALLI: Nuk kam pse bëj koment për tërheqjen e Seserit nga parlamenti. Ky është rasti më unik ku një deputet 2 vjet rresht nuk vjen fare në parlament, vjen me votu vetëm 1 herë në fund të 6 mujorshit kur i rrezikohet mandati. Kam thirrur këshillin e rregullores për të shqyrtuar kërkesën e KQZ, porn ë atë mbledhje mungonin deputetë, për shkak se ishin të impemnjuar në një proces shumë të rëndësishëm për miratimin e ligjeve. Nuk kisha deputet për të bërë kuorum.

TOPALLI: Më caktoni orën për të hënën të këshillit të rregullores që të mos dështojë përsëri. Këtu në kalendar kam përsëri ligjin për gjykatën Administrative ..Më caktoni ju orarin për të hënën."- tha Topalli.

 RUÇI : “Disa herë e ke caktuar të hënën dhe asnjëherë nuk e ke mbledhur. Po përdor të njëjtën taktikë. Le të mblidhet tani Këshilli i Rregullores. Mbyllni seancën dhe thërrisni këshillin e Rregullores.”

TOPALLI: Nuk i marr me forcë une deputetët, të hënën në orën 12.

PS KËRKON DY VENDET VAKANTE TË AUTORITETIT TË KONKURENCËS
 Partia Socialiste thotë se për dy vendet vakante në Autoritenin e Konkurencës , propozimet duhet të vijnë nga ajo, në bazë të marrëveshjes PS- PD. Në momentin kur d të hidheshin në votim të fshehtë emrat e Iva Zajmit, Brilanca Bushati, kryetari I Grupit PS deklaroi: “Nuk kemi asnjë material përpara. Zbatoni rregulloren, cdo ligj që kalon në parlament duhet të diskutohet në grupet parlamentare. Kjo nuk është diskutuar në grupin PS. U kujtoj që është Autoriteti i Konkurrencës, ish zëvendësministrja e brendshme bëhet kandidate për atë mandat që ka pasur opozita”
Në replikë Topalli tha se nuk kemi të bëjmë me pr/ligj por me plotësim të vendeve vakante, dhe kishte zbatuar pikën 4 të rregullores së Parlamentit.
“Në fakt kam pritur propozimet nga palët, që në fakt kanë munguar dhe para pak ditësh kanë ardhur nga maxhoranca. Kohe keni pasur sa të doni”- tha Topalli.

Ruçi kërkoi kohë dhe shtyrjen e seancës javës tjetër. Dakord me këtë kërkesë ka qenë dhe kreu i Grupit PD, Astrit Patozi I cili tha se “Nuk ka shkelje të procedures, megjithëse jemi të hapur që seanca të shtyhet javën tjetër." Pas kësaj Topalli vendosi shtyrjen e emërimeve për javën tjetër.

Ora 10: 56 MIRATOHET PR/LIGJI PER PERMBARIMIN PRIVAT
” Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, të ndryshuar” u miratua me 105 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2011” u miratua me 106 vota pro, 1 kundër një abstenim. U miratua dhe ratifikimi i marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit, për shërbimet ajrore”.

ORA 10: 40: TAHIRI: QEVERIA TE JAPE LLOGARI PER 16 MIJE VENDIMET GJYQESORE TE PAEKZEKUTUARA
Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri deklaroi se kryeministri Berisha nuk ka mbajtur premtimin për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, një problematikë e konstatuar edhe nga pr/raporti i KE-së.
“Ekzektuimi i vendimeve gjyqësore të formës së ka qenë një premtim i Berishës me të cilën ka ardhur në qeveri dy herë, 2005, dhe 2009. Sot janë rreth 16 mijë 900 vendime gjyqësorë që nuk njohin mundësinë për tu ekzekutuar, duke kthyer vendimet e gjykatës në inulitet. Qeveria ka detyrimin të japë llogari, cka bërë me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore fatura e të cilës është milioma euro. Nuk ka njeri nga qeveria që të japë një përgjigje qytetarëve që presin të ekzekutohen vendimet gjyqsore. Kjo qeveri më pakta është e lodhur dhe e shumta është mpleksur në korrupsion. Rasti më i fundit ishte në Vlorë ku një Përmbarues kërkonte 10 mln lekë për të ekzekutar vendimin gjyqësor”- deklaroi Tahiri
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat