Ruçi: Mocion për Topallin
lojë numrash për presidentin

Ruçi: Mocion për Topallin<br />lojë numrash për presidentin
TIRANË – Kryetari i Asamblesë Kombëtare dhe grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi nuk ka përjashtuar mundësinë e një mocioni mosbesimi për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Gjatë intervistës në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza, Ruçi akuzoi Topallin se po mban peng mandatin e një deputeti socialist për shkak të mungesës së votave të mazhorancës për zgjedhjen e presidentit.

“Po mban peng mandatin sa të kalojë zgjedhja e presidentit dhe pastaj e dimë që do na e japin. Nuk do cojmë asgjë në Gjykatën Kushtetuese. Le ta cojë PD. Ne s’kemi cfarë të cojmë në Gjykatë.As KQZ dhe as kryetarja e Kuvendi nuk na vunë në dijeni për vendimin e tyre për kandidatin socialist të rradhës”, tha Ruci.

Ai risolli në vëmendje disa dekrete të presidentit Topi për vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, të cilat kryeparlamentarja i mban peng.
“Nuk konfirmoj nëse do të ketë apo jo votëbesimin e Topallit. Ajo në zbatim të urdhërave të Berishës ka shkelur rregullat e funksionimit të Parlamentit. Ajo mban peng dekretet e Presidentit për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Nuk do e bëj sot publike se cdo të bëjmë nesër. Po e diskutojmë me kolegët vendimin, i cili do bëhet publik në ditët në vazhdim”, deklaroi Ruçi.

BRAÇE
Deputeti socialist Erion Braç në rrjetin social Facebook, gjithashtu ka shigjetur Topallin duke paralajmëruar një vendim të shpejtë për të.

"Kuvendi i Shqipërisë është në një krizë të thellë!

Thelbi i krizes: abuzimi me pushtetin kushtetues i Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli! Ky është Kuvendi i saj!

Prej disa muaj Jozefina Topalli abuzon me pushtetin kushtetues kur:

-Mban peng nje mandat te deputetit te Kuvendit te Shqiperise qe i populli ia ka dhene Partise Socialiste;

-Mban peng tre mandate te anetarit te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise, te konsumuara por ende funksionale vetem me vullnetin politik dhe antikushtetues te Jozefina Topallit;

-Mban peng nje mandat te anetarit te Gjykates se Larte te Shqiperise duke nxjerre jashte afateve kushtetuese shqyrtimin e dekretit te Presidentit te Republikes qe ploteson vendin vakant.

Prej pese vitesh, Jozefina Topalli as votoi pro e as votoi kunder dekretin e Presidentit te Republikes per emerimin ne Gjykaten e Larte te nje gjyqtari qe kaloi sfiden e drejtesise ne cdo nivel te gjyqesorit, pra e mbajti peng!

Monitoruesit nderkombetare kane konkluduar ne me shume se nje rast se roli i Kryetares se Kuvendit eshte ne shperdorim flagrant te detyres se saj!", shkruan Braçe.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)