Ruçi ngatërron Ahmetajn me Malajn, i tërheq vërejtje ministrave: S'kemi ardhur për muhabete këtu! Deputeti ngatërron radhën e fjalës

TIRANE- Është shoqëruar me disa batuta dhe ngatërresa fundi i seancës maratonë të mbajtur ditën e sotme në Kuvend, e fundit për këtë sesion parlamentar. Pak para votimit të paketës anti-shpifje dhe buxhetit 2020, kreu i Kuvendit i ka tërhequr vëmendjen ministrave për shkak të mungesës së etikës gjatë fjalës së tij, duke iu referuar pikërisht ministres së Kulturës Elva Margariti, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi dhe ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.

"Për miratim fillojmë me nenet. Zotërinj ministra ju lutem, zotërinj ministra ka mundësi. Ju lutem edhe njëherë do miratoj seancën vetëm për juve. Miratohet buxheti i shteti nuk kemi ardhur për muhabete këtu", tha Ruçi.

Më pas Ruçi ironizoi edhe kërkesën e deputetes Evis Kushi për të bërë disa ndryshime në amendament.

Ruçi: Cfare keni zonjë. I shkruanit gjërat para se të vinit

Kushi: Kemi nevojë të bëjmë një saktësim, në vend të fjalëve burrë, grua të vendosim bashkëshort, bashkëshorte.

Ruçi: Kush e ka ndryshuar

Kushi: Nuk u specifikua mirë

Ruçi: Ashtu?

Kushi: Nuk është zbardhur mirë

Ruçi: Po kush i zbardh? Ju i zbardhni, ku i firmosni, vetë firmosni, vetë vulosni. I firmosni dhe i vulosni mirë

Një tjetër ngatërresë u shënua në seancë kur Ruç thirri deputetin socialist Artur Roshi për të paraqitur një amendim për paketën anti-shpifje, në momentin kur deputeti i opozitës së re Enver Roshi për shkak të një ngatërrese me mbiemrin zuri foltoren duke paraqitur një amendim për projektligjin e buxhetit 2020.

Ruçi: Deputeti Roshi ka paraqitur një amendim për nenin 1. Urdhëroni zoti Roshi.

Enver Roshi: I nderuar zoti kryetar. Komisioni i Shëndetësisë e ka marrë në shqyrtim.

Ruçi: Uluni se keni ngatërruar ligjin. Ti je te buxheti. Është Roshi tjetër.

Kryeparlamentari pas votimit për krijimin e Ministrisë së Rindërtimit dhe emërimin e Arben Ahmetajt në krye të saj, ngatërroi edhe Arben Ahmetajn me Arben Malajn.

Faleminderit z. Malaj!– tha Ruçi, pas fjalimit të Arben Ahmetajt për dëmet nga tërmeti.

Është Ahmetaj! – e korrigjuan nga salla.

Ka edhe kështu nga lodhja! – ua ktheu kryeparlamentari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë