Ruçi: Të gjejmë kompromis për
KQZ nëse ndreqni shkatërrimet

Ruçi: Të gjejmë kompromis për <br />KQZ nëse ndreqni shkatërrimet
TIRANE - Kryetari i Grupit të PS-së në Kuvend,  Gramoz Ruçi, i ka afruar sot në mbrëmje, shumicës në Kuvend, mundësinë e një kompromisi për KQZ-në, nëse ajo tregohet e gatshme "të ndreqë shkatërrimet që ka bërë dhe u kërkon falje aleatëve strategjikë të Shqipërisë: Ne jemi gati të dakortësojmë çdo propozim tuajin, që rikthen besimin e qytetarëve shqiptarë tek vota e lirë dhe forcon besueshmërinë e Shqipërisë si anëtare e NATO-s", - tha ai. Më tej, Ruçi radhiti tetë pika: 

1. Keni shkatërruar institucionin e KQZ-së. Ngriheni këtë shkatërrim që bëtë vetë.
2. Keni vrarë besimin e zgjedhësve shqiptarë për votën e lirë. Vendoseni. Topi është në fushën tuaj.
3. Keni vrarë pavarësinë e institucioneve të pavarura. Korrigjojeni.
4. Keni shkelur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Rregullojeni.
5. Keni turpëruar Shqipërinë në botën demokratike. Kërkoni falje.
6. Keni kompromentuar rrugën e Shqipërisë në BE.
7. Keni kompromentuar Shqipërinë si anëtar me të drejtë të plota në NATO.
8. Keni kompromentuar Shqipërinë me aleatin e saj strategjik.

Jemi këtu për zgjidhje", - theksoi kryetari i grupit socialist ,- "por mos prisni që zgjidhja vjen nëpërmjet propozimit formal të dy emrave formalë të anëtarëve të KQZ-së, se kjo nuk është zgjidhja. Ne jemi gati të dakortësojmë çdo propozim tuajin,  që rikthen besimin e qytetarëve shqiptarë tek vota e lirë dhe forcon besueshmërinë e Shqipërisë si anëtare e NATO-s"

Deklarata e Ruçit erdhi pas rreth 9 orë debatesh në Kuvendin e Shqipërisë, të cilat kishin të bënin jo aq me rendin e ditës, disa ndryshime projektligjesh, por me situatën kaotike të krijuar gjatë këtyre ditëve e deri edhe sot, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pas largimit të tri komisionerëve të majtë dhe "ngrirjes" së aktivitetit edhe të një të katërti, komisionerit të PBDNJ-së.

Nuk munguan as debatet ,ku PS nuk çoi asnjë emër për të zvendësuar 2 anëtarët e dorëhequr. Të majtët kërkuan rikthimin e legjitimitetit në këtë institucion ndërkohë që Topalli iu drejtua opozitës se do shkoni për lesh.

Në fjalimet e tyre, deputetët e PS përveçse folën për projektligjet që ishin në rend të ditës, nuk nguruan që të akuzonin PD se po dhunon institucionet e pavaruara, duke përmendur këtu edhe nismën për shkarkimin pa të drejtë të ish-anëtarit të propozuar nga LSI, Ilirjan Muho. Kjo është kaluar me ironi nga ana e kryeparlamentares, e cila ka theksuar se “Ndejsë pastë Ilirjan Muho që ju bën të tretat sot, që i takonte t`ia bënit në shtëpi jo këtu. Shkoni qani atje”. Ndërkohë që dje nuk munguan as akuzat ndaj ish 3 socialistëve, të cilët kanë dhënë dy herë votën në favor të mazhorancës. Deputeti Ilir Bejtja tha dje se nuk është bërë pishman ndaj fjalëve që i ka thënë Kastriot Islamit apo dhe dy deputetëve të tjerë të larguar, Asllan Dogjanit dhe Gjovali Kadelit, të cilët dhanë votën e tyre për shkarkimin e anëtarit të KQZ. “Nëse ti mendon se unë jam pishamn se i kam bërit atij rengati, e ke gabim.

Njollat e Parlamentit nuk duhet të rrinë në sallë, se shkojnë dhe shpifin se i kërcënuan. Rrugaç e rengatë kaq është ai. Ai ta mbushi gojën me gjë tjetër ta përtypë e ti bëj mirë”, iu drejtua Bejtja Topallit, e cila e ka konsideruar këtë sjelle si enverizëm. Ndërkohë që ajo ku u fokusuan më shumë të majtët, ishte pikërisht rikthimi i legjimitetit të institucionit administrues të zgjedhjeve. “Se si ligjet nuk janë bërë për ligjvënësit. Kjo është arsyeja se pse maxhoranca juaj është katandisur në një repart të ekzekutivit tuaj, thjesht me një ngritës kartonësh me vullnetin e kryeministrit, e keni harruar Kushtetutën, ligjin, rregulloren, standardet e parlamentarizmit, ju ka zënë sytë pushteti, pushteti abuziv që i ka zënë sytë së drejtës”, tha Xhafaj.

ORA 16:05 XHAFA: ZNJ.TOPALLI, JENI E NJOHUR PER LLAFAZANERINE DHE MASHTRIMIN

Deputeti Xhafa, pasi  i bëri të qartë znj.Topalli se nuk ishte ministër në atë periudhë, i tha : " Je e njohur për llafazërinë tënde, për arrogancën tënde, je e njohur për mashtrime, por duke respektuar injorancën tënde po të informoj se e ke gabim".

ORA 16:52 TOPALLI: Z.XHAFA, A KENI QENE MINISTER DREJTESIE NE 2003?

Pas fjalës së deputetit Xhafa, kryetarja e Kuvendit e pyeti atë: "Z.Xhafa, a keni qënë ju ministër Drejtësie në vitin 2003?" Përgjigja ishte negative. Aludimi i znj.Topalli kish të bënte me periudhën kur komisioneri Muho u largua nga detyra e kryeprokurorit të Fierit. Megjithatë, pas pak minutash, Kryetarja e Kuvendit shfaqi një dokument, sipas të cilit, atë vit, ministër drejtësie kishte qënë Fatmir Xhafa. "Ti prandaj i bën avokatinë Ilirjan Muhos, se keni qënë bashkë", - tha ajo.-"Të pyeta ty e ti gënjeve, vazhdo prapë e mbroje Ilirjan Muhon dhe je i identifikuar, se ti e kishe për detyrë. Ti ke qënë ministër Drejtësie, prandaj e mbron. Vazhdo mbroje".

ORA 15: 48 XHAFAJ: SHKARKIMI I MUHOS ESHTE NJE EKZEKUTIM POLITIK NE KUVEND

Rifillojnë diskutimet për projektin e reformës civile, por deputeti socialist Fatmir Xhafa iu rikthye çështjes së shkarkimit të Muhos nga KQZ-ja.  "Kjo nuk ndodh me një qytetarë të zakonshëm, me një shkelës ligji, por me një anëtar të KQZ-se, me një anëtar të zgjdhur nga ky Kuvend, që së paku duhej ta dëgjonte. Ky nuk është gjykim, por është ekzeutim politik. Këtu ku flitet për ligje dhe Kushtetutë, për zbatimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, ka ndodhur në sytë e këtyre 140 burrave dhe grave që kanë detyrë të respektojnë ligjin, Kushtetutën. Kjo do të thotë se është shkelur haptas ligji, rregullorja, kjo është e rëndë për parlamentin shqiptar dhe në analet e tij kjo do të mbahet mend si një precedent i rrezikshëm, si një shembull i keq që ligjet nuk janë bërë për ligjvënësit".

HALIMI: TUNDE QENIN TUNDE

Kjo të kujton historinë “tunde qenin, tunde”, ku për të shmangur një histori qersharake, hitsorinë e aleancës dhe martesës së 1 prillit dhe për të shmangur këtë, krijojmë një histori vulgare si kjo histori e një lufte imagjinare, si kjo e Ilirjanit. Flasim për taksat e duhet të kthehemi te krimbat.

ORA 15:00 SULA - BALLES: TA Q.... MOTREN


Sapo ai filloi të fliste, Jozi e ndërpreu.

TOPALLI-Taulant, keni ikë për lesh.

BALLA
-Jozefinë këtë shprehjen me ik për lesh e ka pas përdorë gjyshja jote, kur i ikte burri për me shitë lesh. E kishte si parullë në lagje. Se që ta dini ju të nderuar kolegë, Jozi vjen nga një familje e shquar për shitje leshi.

TOPALLI
-Çfarë leshi mar thua ti, çfarë leshi…?

BALLA
-Mos më detyro ta them para kësaj salle të nderuar çfarë leshi shisnin...

TOPALLI
-Thuje mar, thuje po je burrë, po s’je burrë, hë pra thuje…

BALLA
- "Lesh Dashi pra shisnit", tha Taulanti dhe pa nga Dash Sula.

Deputeti i PD-së ngrihet në këmbë
SULA
-Dëgjo ti legen, ta q… motrën, dëgjove, dil jashtë dhe ta tregoj unë leshin ty.

BALLA
-Çfarë ke mor burrë, nuk e kisha për ty. Kryetarja pyeti çfarë leshi ka shitë gjyshi i saj dhe unë thashë lesh Dashi.

TOPALLI
-Je i përjashtum Taulant nga seanca. Ke përdor fjalë turpi, je i përjashtum. Kaq di me thanë…

BALLA-
Po ku janë fjalët turpi

Topalli i mbyll mikrofonin dhe Taulanti po ulej në vend duke folur me vete.

Xhafaj kërkon sqarime pse dënon Taulantin që nuk tha fjalë turpi dhe nuk dënon Dash Sulën.

TOPALLI
-Dash Sula nuk ka thënë asnjë fjalë turpi

XHAFAJ
-Si moj nuk tha asnjë fjalë turpi, tha Xhafaj. A e dëgjove që i tha tjetrit të q…. motrën?

TOPALLI -Zotëri, ulu. E ka thënë me q, ajo fjalë e pistë për mu asht me ç. Nuk na impononi dhe gjuhën tuj. Kena tonën.

XHAFAJ-Ou, e Taulanti çfarë fjalë turpi përdori

TOPALLI
-Tha që të parët e mi ka shku për lesh Dashi dhe pa nga Dash Sula.

Ndiqni debatin!





ORA 13:00 BESNIK BARAJ: TE MBAJME QENDRIM NDAJ FJALORIT TE TOPALLIT
 Deputeti i PS-së Besnik Baraj i kërkon kryetarit të grupit Parlamentar socialist të mbajë qëndrim ndaj sjelljes së kryetares së Parlamentit.
“I drejtohem zotit Ruçi të mbajmë qëndrim. Nuk kemi të drejtë që dy javë të mos vijmë në Parlament që të mos dëgjojmë shprehje vulgare, aq më tepër nga një grua që rrezaton etikë?”
Topalli: Fole për të persekutuarit Besnik. Babai jot ka futur në burg
Baraj: Po babai juaj ku ka punuar?Pse ka ikur nga puna, tregoja publikut
Topalli: Në burg i fute
Baraj: Po ça e kujton babain tim moj? Ti je e pafytyrë
Topalli: Ka zbatuar ligjin.

ORA 12:32 RAMA NIS TAKIMIN ME RAPORTERET E KIE


Takimi i Ramës me ambasadorët e vendeve të BE ka zgjatur më shumë seç ishte parashikuar. Të pranishëm kanë qenë ambasadori brinak, zv. Ambasadori italian, zv ambasadori amerikan, britanik dhe gjerman, si dhe Ambasadori i BE-së Sequi, Ambasadori grek e bullgar.
Ambasadorët e pranishëm nuk kanë pranuar të komentojnë për mediat ndërsa më pas ka nisur takimin me reporterët e KiE.

 ORA 12:30 RAMA NE PS VAZHDON TAKIMIN ME TRUPIN DIPLOMATIK
Në selinë PS vazhdon takimi i ambasadorëve, ndërkohë që nga PS informohet se është shtyrë për 30 minuta takimi me raporterët e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës.

ORA12:00 JANI JANI NGRIN VEPRIMTARINE E KQZ


Komisioni Qendror Zgjedhor hyn në kolaps pasi anëtari i tretë i propozuar nga e majta parlamentare, Jani Jani, i PBDNJ ngrin marrëdhëniet me institucionin. Vendimi i Janit parashikon mospjesëmarrjen e tij në asnjë nga mbledhjet e KQZ-së.

Me pezullimin e aktivitetit të Jani Janit, dhe dorëheqjen e dy anëtarëve Biba e Shtylla KQZ nuk mund të marrë asnjë vendim me shumicë të cilësuar. Këtë e tha edhe zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Moore sot në konferencë për shtyp. Jani i PBDNJ-së solidarizohet me dorëheqjet e dy anëtarëve të propozuar nga PS, Denar Biba dhe Albana Shtylla. Lexoni me shume KQZ në kolaps, edhe Jani Jani ngrin veprimtarinë e tij



ORA 12:00 BEJTJA POEZI PER TOPALLIN, KRYETARJA: KE ME MBET I PAFEJUM
Deputeti socialist, Ilir Bejtja sulmoi  ashpër ish-deputetin socialist, Kastriot Islami, që sipas tij ka sharrë dhe fyer deputetët socialist duke votuar pro shkarkimit të Ilirjan Muhos.

“Kur shan kolegët socialistë, duhet ta mbushë gojën me m… dhe t’i bëjë mirë tradhtarit dhe renegatit”, tha Bejtja gjatë fjalës së tij, duke sjellë reagimin e Topallit, e cila i ka thënë të bëjë kujdes me mënyrën si flet.

Më  pas Bejtja i kushton një poezi Jozefinës:

Zonja Jozefina, Zonja Jozefinë

Me kët’ që bën, KQZ-në që vjedh

Oh sa na kënaq

Për gjithë këtë turp, që mbi shpinë na hedh

Të lutem na lër të të puthim në faqe

Pas poezisë, Topalli është shprehur se, “t’i meriton tamam një patentë të budallallëkut me këtë që bën more djalë. Po i pafejum tërë jetën ke me mbet. Kush t’i jep faqet ty”.

Poezia e Ilir Bejtjes për Topallin




ORA 11: 50 ASTRIT PATOZI: KUVENDI NUK MBAN ZI PER SHKARKIMET

“Kuvendi nuk ka mbajtur kurrë zi për shkarkimin e një funksionari dhe anëtari të KQZ, janë liruar dhe shkarkuar shumë më të rëndësishëm se Ilirjan Muho dhe Kuvendi s'e ka kthyer kokën pas. Politikanët nuk merren me të shkuarën, por shohin nga e ardhmja. Por kjo është pasoja e re e krushqisë së 1 prillit."- tha kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi nga foltorja. Ndërsa për dy anëtarët e dorëhequr Biba dhe Shtylla ai tha se nuk e mbajtën dot lajmin e ikjes së Muhos dhe ikën vetë.

“Tani nuk ka më asnjë dyshim se Edi Rama po tenton të prishë zgjedhjet, por çfarëdo vendimi që të marrë ai zgjedhjet do të mbahen, sepse ato janë e drejtë kushtetuese e shqiptarëve, dhe ato do i fitojë PD për 1001 arsye. "

ORA 11:45 GRAMOZ RUCI: NUK KA VEND QE KRYETARJA TE THOTE IKNI PER LESH

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, akuzoi mazhorancën për politizim të institucionit të administrimit të zgjedhjeve dhe për shkatërrim të standarteve demokratike. Ai bëri të ditur se nuk kishte marrë aspak në konsideratë kërkesën zyrtare të Kuvendit, referuar Kodit Zgjedhor për paraqitjen në seancën e sotme të emrave që do të plotësonin vakancën në KQZ.

"Zonjë e nderuar, morrën fjalën 6- 5 kolegë dhe zonjës Dade i preve fjalën. Se çfarë flet dhe si flet deputeti është në të drejtën e tij Kushtetuese. Por deputetët socialistë ishin brenda, pasi flasim për patentën evropiane. A ka patentë më të mirë evropiane që pushteti në Shqipëri nuk merret me votë të lirë dhe të ndershme, kur pushteti në Shqipëri nuk mbahet me votë?  A ka diskutim më të mirë për këtë seancë pas një seance ku është vrarë besimi i shqiptarëve, që është patenta kryesore?   A ka diskutim më të mirë se sa kur u vra KQZ, a ka diskutim më të mirë që të zbatohet ligji dhe kushtetuta? Këtë mbrojtën PS"- tha Ruçi pasi drejtoi pyetje mazhorancës dhe Kryeparlamentares.

"Nuk ka vend që Kryeparlamentarja thotë: “Do ikni për lesh, do ikni si shërbimi arsimor, shëndeti etj, se ska pavarësi institucioni, se s’ka votë të lirë, se e keni lënë Shqipërine në vend të parë për korrupsion. Kjo është patenta evropiane, që kërkon opozita. Sot nuk jeni mazhorance se keni ardhur me vota të vjedhura, po na turpëroni para Evropës, para NATO-s, po na prishni marrëdhëniet me SHBA-në dhe Evropën. Jemi dy muaj para zgjedhjeve dhe KQZ është në krizë, inekzistent. Ka vdekur besimin. Si nuk ju vjen marre, që më thoni Ruçi plotëso vendet?”- tha ai duke iu referuar shkresës që i kanë dërguar për të plotësuar vendet bosh të PS-së në KQZ.  “Lini deputetët të shprehen”, tha ai ndërsa ndërhyn Topalli duke thënë se “Kanë të drejtë me fol cfarë të dëshirojnë, respektoni rregulloren, sillni emrat për të diskutuar dhe merrni fjalën.”

ORA 11:40 TOPALLI DO IKNI PER LESH, RUCI: SHANTAZHON

Ndërsa Blendi Klosi deputeti i PS-së po deklaronte se qeveria Berisha ka edhe pak ditë kohë për tu larguar, Topalli tha: Do ikni për lesh
Nga ana e tij kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi tha se Topalli po shantazhin opozitën."Mos bëni shantazhe mos iu prisni fjalën deputetëve. A ka diskutim më të mirë pas një seancë ku është vrarë besimi tek vota. Po na prishni me partnerët amerikanë dhe europianë. A ka spikere parlamenti europiane që thotë do ikni për lesh?"- tha Ruçi.

REPLIKA BALLA - TOPALLI - KLOSI: PO KJANI HUMBJEN E ZGJEDHJEVE, SHKONI PER LESH 

BALLA:
“Vendimi i njëanshëm për të shkarkuar një anëtar në KQZ nuk është patentë euriopiane, por kurrsesi nuk mund të dëmtojë aspiratën. Është patentë e Saliut i cili historikisht është munduar të sabotojë aspiratën e integrimit të shqiptarëve. Ai e di fare mirë që zgjedhjet i ka të humbura, por do që këto zgjedhje të marrin një vlerësim negativ që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat. Përse dëmton KQZ dhe shkarkon një anëtar të KQZ. Je Patentë evropiane e turpshme me Berishën

TOPALLI: Po kjani humbjen e zgjedhjeve.
BALLA: Ne do fitojmë zgjedhjet
TOPALLI: LSI e keni ju apo kush e ka , bllokun e jkeni ju apo kush e ka
BALLA:
Ke marrë edhe ti nga ai blloku, 2 koncencione, i ke marrë 2 HEC
TOPALLI: Vetëm 2 ?!
BALLA:
I ke marrë shpirtin Shkodrës me pallatin
TOPALLI
: Palllatin, yyy.. hë na kallzo për patentën
BALLA: Je patenta europioane nr 1 për harxhimet e parave të shqiptarëve me udhëtimet në kryeqytete. Mbi 700 mijë dollarë ke shpenzu

TOPALLI:
Në jep lut me ke kja, më ke cu mesazhe duke më kërkuar të të marrë me vete, pas dere më rri. Nuk të marr me vete as mandatin e ardhshëm

KLOSI: Një orë 43 minuta 55 sekonda kanë ngelë.
TOPALLI:
Prandaj kjajnë këta
KLOSI:
Që qytetarët shqiptarë të vuajnë nga I njëjti stres, nga hilet e Sali Berishës
TOPALLI:
Të shkoni për lesh edhe ju
KLOSI:
Çfarë tha mo?

Ja debati i plotë Topalli-Balla-Klosi




(Video: A1 REPORT Topalli: Do shkoni per lesh)

ORA 11:00 BELLO: REFLEKTONI SA NUK ESHTE VONE, TOPALLI: KESHTU THOSHTE EDHE ENVERI

Marko Bello ka thënë se duhet të “Refletkoni sa nuk është vonë për ndryshe do humbi dhe kredibilitetin” ndërsa është përgjigjur Topalli duke thënë se “ Kështuy thoshte edhe Enveri”. Bello theksoi se “ kur vjen pun ate ligjet kjo mazhorancë është kokëfortë dhe nuk zbatohet reciprociteti dhe ligjet bëhen shkel e shko ” , por e rëndësishme theksoi ai janë garantimi jetë s së qytetarëve.


ORA 11:10 NACO PER TV A1 REPORT: JAP DOREHEQJEN NGA POSTI I NENKRYETARIT TE KUVENDIT

Nasip Naço do të japë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Kuvendit. Në një prononcim nga jashtë parlamentit për gazetaren e TVA1 REPORT Joniada Koçi, tha: “LSI ka marrë një vendim duke iu përgjigjur ftesës së PS për koalicion. Ky koalicion funksionon në mënyrë perfekte. Sot deklaroj se jap dorëheqjen time të parevokueshme. Nuk kam të drejtë të qëndroj në këtë mazhorancë që rri në këmbë duke blerë deputetë në detyrë që janë në këtë parlament. Kërkesa ime për dorëheqje të parevokueshme është dorëzuar në parlament. Nuk mund të jem më pjesë e kësaj mazhoranca kur Topalli ka hequr grupin parlamentar të LSI. LSI nuk figuron më si grup parlamentar.

Ja prononcimi i Nasip Naços

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!