Ruçi uron homologen Karayancheva me rastin e Ditës së Çlirimit të Bullgarisë: Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së

Ruçi uron homologen Karayancheva me rastin e Ditës së Çlirimit të Bullgarisë: Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së

Kryeparlamentarja Tsveta Valchieva Karayancheva dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Bullgarisë, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetares së Asamblesë Kombëtare, Tsveta Valchieva Karayancheva.

Përmes letrës së tij Ruçi shkruan se Bullgaria sot është një mik dhe partner i Shqipërisë, duke shtuat se vitin tjetër mbushet shekulli i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ai ka shprehur edhe mirënjohjen e thellë kundrejt Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Mbështetja e Bullgarisë dhe Juaja personalisht ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.”, shkruan kryeparlamentari.

Ruçi tha se këtë mbështetje populli shqiptar nuk ta harrojë kurrë dhe se Shqipëria i është mirënjohëse Bullgarisë edhe për njohjen e Republikës së Kosovës/

Letra e plotë e Gramoz Ruçit:

“Me rastin e  Ditës së Çlirimit të Bullgarisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal, Ju dërgoj përshendetjet më të përzemërta. Çlirimi dhe shkëputja e Bullgarisë prej Perandorisë Otomane, 143 vjet më parë, është një ngjarje e shënuar historike, e cila hapi rrugën për  të ardhmen e Bullgarisë si një shtet i pavarur dhe zhvillimin e mirëqenien e popullit bullgar.

Bullgaria është sot anëtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s si edhe një vend mik e partner i Shqipërisë.

Vitin që vjen mbushet një shekull i marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve tona. Marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë  janë shumë të mira, të qëndrueshme dhe po zgjerohen e forcohen, duke u mbështetur në traditën shekullore të lidhjeve miqësore midis të dy popujve tanë si edhe  në mikpritjen dhe mbështetjen e Bullgarisë për diasporën dhe patriotët shqiptarë dhe kontributin e tyre për pavarësinë dhe çështjen kombëtare shqiptare.

Gjej rastin t’Ju shpreh mirënjohjen e thellë Juve dhe Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Mbështetja e Bullgarisë dhe Juaja personalisht ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Vendimi i marrë nga Këshilli i Bashkimit Europian në daten 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, është edhe rezultat i mbështetjes së Bullgarisë. Këtë mbështetje populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë. Shqipëria i është mirënjohëse Bullgarisë edhe për njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen për rritjen e rolit të saj në organizatat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët