Ruçi uron Sekretaren e Përgjithshme të KE: Detyrë fisnike dhe impenjative, do fuqizojmë bashkëpunimet

Ruçi uron Sekretaren e Përgjithshme të KE: Detyrë fisnike dhe impenjative, do fuqizojmë bashkëpunimet

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka dërguar ditën e sotme një urim për Sekretaren e  Përgjithshme të Këshillit të Europës. Kroatja Marija Pejcinovic Buric e mori postin e ri vetëm para pak ditësh me 159 vota.

“Me rastin e zgjedhjes tuaj në detyrën e lartë të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Europës, organizatës paneuropiane, promotorë e mbrojtjes dhe konsolidimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, Ju uroj shumë suksese në përmbushjen e kësaj detyre fisnike dhe impenjative.

Jam i bindur se përvoja dhe profili i Juaj profesional dhe politik do të kontribuojnë në avancimin e misionit të Këshillit të Europës në mbështetje të parimeve, vlerave dhe standarteve europiane. Gjithashtu shpreh bindjen se bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Europës do të vazhdojë të fuqizohet, në të mirë të përmirësimit të standarteve demokratike, rritjes së mirëqenies ekonomike e sociale dhe integrimit europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.”- shkruan Ruçi në letrën e tij të urimit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti