Është Zgjedhur me 159 vota nga 264, ministrja e Jashtme kroate Marija Pejcinovic Buric, që pason Thorbjørn Jagland të Suedisë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.
Me seli në Strasburg, Këshilli i Evropës mbledh 47 vende, përfshirë ato të BE-së, Rusisë, Turqisë, Armenisë, Ukrainës, Azerbajxhanit, shteteve baltike, Zvicrës, Norvegjisë.
Marija Pejcinovic Buric mundi ministrin e jashtëm belg Didier Reynders, i cili mori vetëm 105 vota. Emërimi i saj do të hyjë në fuqi më 18 shtator 2019.
Marija Pejcinovic Buric është një ish-sportiste (lojtare hendbolli) e lindur në Bosnje - Herzegovinë. Ajo është liberale e djathtë, por është shprehur kundër nacionalizmave.