Rudina Dembacaj është një ndër aktoret më të mira të humorit. E ftuar në emisionin "Xing me Ermalin" ajo tregoi në lidhje me zënkën që kishte ndodhur mes saj dhe Agron Llakaj. Ajo u shpreh që: ” Kam marrë shumë nga ai dhe kam dhënë shumë”. Madje shumë role të mijat i shkruante Agroni tekstet, por edhe unë kam dhënë shumë. Mund të them që 50 përqind e atij spektakli kam qenë unë”- është shprehur aktorja.

Ermal Mamaqi vazhdon bisedën  duke e pyetur : “Tani, nuk i flet ti apo s’të flet ai,” ndërsa aktorja i përgjigjet: “Unë s’i flas kurrë, por edhe të vijë të më lutet e të kërkojë falje 100 herë prap nuk do t’i flas”.