Rudina Hajdari: Basha duhet të pranojë edhe ndryshimin e sistemit

Rudina Hajdari: Basha duhet të pranojë edhe ndryshimin e sistemit

Ish-kryetarja e grupit demokrat, deputetja dhe përfaqësuesja e opozitës në Këshillin Politik Rudina Hajdari ka mirëpritur vendimi e Lulzim Bashës që PD-LSI të rikthehet në tryezë, por kërkon që të pranojë edhe ndryshimin e sistemit.

"E vlerësoj faktin që Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për përfundimin e reformës zgjedhore. Është gjë pozitive që ai kthehet në KP, por gjithashtu duhet të pranojmë gjetjen e konsensusit mbi çështjen e ndryshimit të sistemit, në mënyrë që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë" tha Hajdari. 

Por Basha ia mbylli derën ndryshimit të sistemit. Ai tha se fillimisht duhet të bëjnë reformën  dhe të largojnë këtë qeveri të korruptuar dhe më pas është i hapur që të pranojë çdo sistem demokratik që kërkojnë qytetarët dhe me lista të hapura.


Lajmi kryesor:

Basha rikthehet në tryezën e 'Zgjedhores'! Rama: Koha nuk pret! SHBA-BE: Mbylleni pa vonesë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë