Deputetja demokrate Rudina Hajdari e ka nisur fjalën e saj në Kuvend me një ngushëllim për familjarët e viktimave të tërmetit të 26 Nëntorit. Hajdari tha se duhen marrë masa për legjislacionin e planifikimit urban. Ajo e quajti shembjen e objekteve një akt kriminal pasi për të çdo objekt përbën një provë hetimore.
"Ndërsa ky vit po mbyllet mund të them me një pikëllim të thellë si nënë, si grua se ky është ndër vitet më të pikëlluar. Tërmeti na kapi të papërgatitur dhe pasojat e tërmetit do të duhen për vite me radhë. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo vullnetar që ofroi ndihmë. Ju treguat një ndjenjë të pashembullt solidariteti. Shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë forcat operacionale. Dua të falënderoj edhe mediat e gazetarët dhe të gjithë ata që u bashkuan me dorë në zemër për t;i dhënë transparencë situatës. Ne treguam vlerat e popullit dhe zemërgjerësinë tonë. Të gjithë u bënë bashkë për të përballur pasojat. Shumë vende mike dhe partnere na u gjendën pranë dhe treguan se shqiptarët janë ata që e bëjnë Shqipërinë. Do u jemi gjithmonë mirënjohës. Është e vërtetë se tërmeti tundi themelet e ndërtesave në Shqipëri por tregoi se themelet njerëzore janë të pakufijshme. Buxheti i 2020 duhet të rishikohet për të përballuar këtë situatë. Inspektimi duhet të përfundojë sa më shpejt. Duhen marrë të gjitha masat për legjislacionin e planifikimit urban për emergjencë civile të standardeve të larta. Sot mund të ndihmojmë çdo kënd që është i prekur dhe të qëndrojmë pranë qytetarëve. Ka akoma kërkesa për të strehuar familje. Kontributet kanë ardhur si ndihmë e parë për qytetarët e prekur. Ndihem akoma e revoltuar dhe e shqetësuar sepse shumë familje nuk kanë ndihma. Nuk duhet të lëmë asnjë në rrugë. Duhen vënë të gjithë në dispozicion. Shembja e shpejtë e objekteve është një akt kriminale. Çdo objekt përbën një provë hetimore. Qeveria nuk mund të anashkalojë këtë transparencë. Duhet përgjegjësi para ligjit. Duhen anuluar kontratat koncesionare. Duhet të bëjmë çdo gjë për t'iu gjendur pranë qytetarëve. Njerëzit nuk do kenë më mëshirë për ata që abuzojnë. Duhet të jemi në krye të detyrë dhe qeveria të jetë e përgjegjshme", tha Hajdari.
Lajmi kryesor:
Rama: 20 miliardë lekë për programin e rindërtimit, ky është vetëm alokimi fillestar (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.2%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi miraton në parim pr/buxhetin e vitit 2025, PS kalon portofolin 8.2 miliardë euro me 75 vota! PD-së i dështon protesta
19 Nëntor, 20:40
-
Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS
19 Nëntor, 07:25
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
Edi Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionet në fundvit, marrin edhe në pranverë! Qylymat fluturues të Sudes e Rrapushëve tregojnë një tufë përrallash (Fjala e plotë në Parlament)
18 Nëntor, 14:48
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb
18 Nëntor, 07:19
-
Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon
17 Nëntor, 15:21
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj reagon nga qelia: Deputetët e PD më tallën dhe fyen për mbi 14 orë, s’mund të lejoj nëpërkëmbjen e dinjitetit! S’kërcënova askënd, nuk më lejuan të dëshmoj
14 Nëntor, 08:00
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Dështon për të dytën radhë dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj, afati mbyllet sot në mesnatë! Debate dhe akuza, po tani çfarë do të ndodhë?
14 Nëntor, 07:39
-
Spiropali pret homologun e Maqedonisë së Veriut Gashi: Shqiptarët faktor stabiliteti, respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave i shërben integrimit
13 Nëntor, 14:32
-
Rikthehet ‘Kuvendi Popullor’, mazhoraca prezanton buxhetin në komisione dhe ndryshon emërtesën në dokumente! Gështenja: Ju mungon vetëm ylli tek logoja
11 Nëntor, 17:08
-
Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’
8 Nëntor, 15:53