Opozita parlamentare e ndarë në zgjedhje! Hajdari: Partinë do ta hap me Nismën Thurje! Murrizi: Do më bashkohen themelues të PD

Opozita parlamentare do të shkojë në zgjedhjet e 2021 me dy parti të reja. Një parti e deputetes Rudina Hajdari dhe e Myslim Murrizit. Në një intervistë për Report tv, Rudina Hajdari theksoi se partia e saj po krijohet dhe se bashku me Nismën Thurje kanë nisur mbledhjen e firmave. Ndërsa kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi do të garojë në zgjedhjet me Partinë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë.

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar për "Report Tv" se në partinë e re që do të krijojë nuk do të jetë Myslym Murrizi. Hajdari ka thënë se ka nisur mbledhjen e firmave për t'u regjistruar zyrtarisht si parti e re. Hajdari tha se ajo do të krijojë parti së bashku më "Nismën Thurrje" pasi pikëpamjet dhe programet e tyre përshtaten.

Ajo ka lajmëruar gjithashtu se në ditët në vijim do të nisin takimet nëpër rrethe dhe se partia e re që do të krijojë do të jetë një alternativë e re për qytetarët, të cilët i fton të bëhen pjesë duke ndryshuar njëherë e mirë politikën shqiptare dhe partitë e vjetra që sipas saj janë kthyer në një SHPK.

Gjej rastin të falenderoj të gjithë ata që pas videos janë regjistruar në Website-n Rudina Hajdari.al. I ka tejkaluar pritshmëritë e mia dhe jam e lumtur që njerëzit do bëhen pjesë e një iniciative që do ndryshojë politikën shqiptare. Partitë e vjetra janë kthyer në parti që u shërbejnë individëve, janë kthyer në SHPK. Dua të krijohet një formacion politik tu shërbejë njerëzit. Kjo parti po krijohet me një ekip të ri intelektualësh dhe duan që kjo parti të jetë e njerëzve. Absolutisht jo, nuk bëhem pjesë e një partie në këtë rast të z.Murrizi. Unë bashkë me të rinj të tjerë, me organizata të tjera siç është “Nisma Thurje” që kanë hedhur hapat e para për t’ju bashkuar publikut për një alternativë të hapur të gjerë, dhe gjatë rrugës do bashkohemi. Kemi marrë përsipër për të udhëtuar javët e ardhshme në rrethet e ndryshme të Shqipërisë dhe për ti kërkuar shqiptarëve se si duan ata të qeveriset Shqipëria në të ardhshmen”, tha Hajdari.

Kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi do të garojë në zgjedhjet me Partinë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, ndërsa për Report Tv tha se do i bashkohen themelues të PD. Fakti se ai dhe Hajdari do garojnë në dy parti më vetë, për Murrizin dy parti të reja nuk bëjnë keq.

Ka filluar procedura e mbledhjes së firmave, ne kemi të drejtë dhe ta regjistrojmë pa firma por nuk do të lëmë hapësirë për sigmatizim.  Do të depozitojmë 3 ose 4 mijë firma në Gjykatë për të regjistruar subjektin politik Lëvizja Demokratike Shqiptare. Besoj se do të ketë disa deputetë të sotëm në përbërje të saj dhe në kandidimin e 2021 do të ketë individë dhe qytetarë të pa përfolur në korrupsion, njerëz me kontribute të qendrës së djathtë, themelues të PD. Unë dhe grupi nismëtar nuk vijmë në politikë nga ish-partia e punës as nga strukturat e sigurimit të shtetit. I theksoj këto kritere se do jenë frenuese për të gjithë ata që do duan ti bashkohen kësaj force politike. Kënaqem shumë që nga 134 subjekte politike se po bëhen 137 asnjë të keqe s’ka por shpresoj që në kod zgjedhor të sanksionojmë që partitë politike që nuk marrin numrin e votave që depozitojnë firmat nuk duhet të ekzistojnë me ligj”, tha Murrizi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 04/09/2020 18:03

    Sdine çte bejne e nga tja mbajne zogjte e qyqes(hajdari+murrizi e company)para shterngates mbarepopullore qe po vjen dhe keta dykembesha te korruptuar e pasardhesish kriminela e te kurruptuarish. E sigurt eshte se keta zogj te shpifur pas shterngates(votimeve) do ti shohim te glasur(zene semundja e glases) buze ndonje perroj ose ne fluturim te fundit permbi oqeanin e pafund popull....

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 04/09/2020 16:43

    Une do Krijo Partia e Llapes ... kam nje antare Moniken pres te shtohen radhet...

    Përgjigju
  • plepi i kalbur: 04/09/2020 16:31

    Po u bashkove me nismen thurje atje do gjesh mikun e ngushte LSI-se Presidentit dhe munikes, hajdutin me te madh Besian Pesha, pra qe ne fillim e ke te humbur vazhdimesine e kesaj partiçke

    Përgjigju
  • Ben: 04/09/2020 14:27

    Hape,hape se edhe ti mungoje.

    Përgjigju
  • LORA: 04/09/2020 14:18

    C'pune mund te kete Murrizi dhe Valteri ne partine e ajkes se hajdareve!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër