TIRANË- Një lapsus i bërë gjatë fjalës së saj në seancën e parë parlamentare, e vuri në qendër të vëmendjes kryetaren e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari. Për këtë, ajo ka zgjedhur që të sqarojë njëherë e mirë, vështirësinë e saj në të folur në gjuhën shqipe, kjo për shkak se ka jetuar plot 17 vite në Amerikë. Në reagimin e saj, nuk i ka kursyer edhe akuzat për kryedemokratin e PD-së, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
"Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre. Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me Amerikanët, Gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre. Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale", shkruan Hajdari.
Gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit ajo njoftoi se bashkë me grupin që drejton do të shkojë në çdo cep të vendit me qëllim ringritjen e së djathtës, por bëri lapsus teksa u shpreh se “Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”.
O zot o zot duhet vra Lul Basha qe ta ka fut emrin ne liste per deputete se ti as per pastruse nuk ban Mir ka than Berisha e bija e babes tan je
PërgjigjuPo un qe kam 25 vite ne Itali i bie qe mos ta flas fare shqipen?Hajde politikan hajde....
PërgjigjuJa ke fut po*ës o Rudina, 17 vjet në USA nuk është justifikim i fjalorit tuaj të mangët, por fjalori yt tregon kapacitetin dhe intelektin tuaj.. Dhe mos harroni që e zgjuar lind nuk bëhesh dhe sikur 170 vjet të jetosh në USA.
PërgjigjuIk mi antikapate
PërgjigjuHahaha,cfare arsye.Kaq e ke bagazhin moj Rudin,jo se ke qene 17 vjet ne USA.
PërgjigjuPo i ka p*rdh me rigon. Gjuha e nenes harroheshka kurse ajo e mesuara fliteshka me mire