Rudina Hajdari te Këshilli i Integrimit: Korrupsioni është rritur! Gjonaj: Presim SPAK-un, 2020 vendimtare

"Ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së do të çmontojë kulturën e pandëshkueshmërisë". Kështu deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit të Integrimit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. "Me ngritjen e SPAK tashmë ka filluar një kapitull i ri për rezultatet që presim për luftën kundër korrupsionit dhe unë mendoj se viti 2020 do të jetë një vit vendimtar për sa i përket zbatimit të reformës në drejtësi. Në të gjitha politikat tona, rekomandimet e komisionit evropain dhe një sërë partnerëve të tjerë janë të mishëruara me objektiva dhe masa konkrete me qëllim zbatimin e tyre dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara.

Strategjia antikorrupsion dhe plani i veprimit i cili koordinohet dhe monitorohet lidhur me zbatimi nga Ministri i Drejtësisë ka pasur një përmirësim jo vetëm në mënyrën e  hartimit por edhe në zbatimin e tyre dhe arritjen e rezultateve te kërkuara. Ministri i Drejtësisë në rolin e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit koordinon 84 institucione, më specifikisht 61 bashki, 11 ministri dhe 12 institucione qendrore në luftën kundër korrupsionit" tha më tej ministrja.

Por kryetarja e Këshillit të Integrimit, Rudina Hajdari u shpreh korrupsioni është rritur. "Korrupsioni është rritur dhe ka ndikim shumë të madh ne politike". Ndërkohë që kryetari i grupit të PS-së, Balla iu përgjigj duke i thënë se "Objektivi i Këshillit Kombëtar të Integrimit është adresimi cështjeve që lidhen me detyrat e shtëpisë.

Nuk e kam për zakon asnjëherë me kryetaren e Këshillit Kombëtar të replikoj, por sa i përket përcaktimit për korrupsionin të dhënat mund të gjenden lehtë do të thosha që krahasimi në aspektin analitik dhe profesional duhet bërë mes qeverive.

Korrupsionin askush nuk e lufton më mirë se gjyqësori. Nuk e fsheh dallimin që ka opozita parlamentare dhe jo parlamentare. Kur vjen puna për të çuar para luftën kundër kriminalitetit opozita parlamentare na ka mbështetur" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton