Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj ka reaguar për herë të parë, pas lajmeve se aktorja e njohur e humorit është dënuar me 6 muaj burg, për falsifikimin e prokurës së vajzës së tyre. Aleksandër Varfaj në një postim në ‘Instagram’ shkruan se nuk do të jetë kurrë një baba i keq.
“Mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë”, ka shkruar Varfaj.
Po ashtu, edhe vetë aktorja reagoi gjithashtu për lajmin e bujshëm, përmes një postimi në rrjete sociale ku tregonte sfidat që duhet të kalojë një grua për të ruajtur dinjitetin e saj.
“Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëhetë kur zgjedh me hesht. Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara.“7 minuta”, më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndyshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim”, ka shkruar aktorja krahas disa fotove.
5/2
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7872
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra
13 Tetor, 08:50
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
“Një shtrat plot me të huaj”, komedia premierë në Durrës
29 Mars, 17:27
-
Drama "7 minuta" me 11 aktore të njohura shfaqet në Lezhë
1 Shkurt, 20:18
-
Dënohet me 6 muaj burg Rudina Dembacaj, falsifikoi firmën e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit! Konvertohet në shërbim prove
8 Dhjetor 2023, 09:37
-
FOTO/ Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku marrin bekimin nga Papa Françesku
1 Dhjetor 2023, 13:06
-
Arsyeja pse zihet më shumë me Markun, Rudina Dembacaj: Më kërkon që të bëjmë një fëmijë
14 Shtator 2023, 07:55
-
FOTOT/ ‘Njerkë e çmendur’, ja si e uron Rudinën vajza e Markut! Aktorja feston ditëlindjen në Theth me një ‘tortë’ prej djathi
4 Korrik 2023, 20:23
-
Tha se kishte 1 vit pa takuar vajzën, Rudina Dembacaj i përgjigjet ish-bashkëshortit
17 Prill 2023, 16:41
-
Ish-partneri i Rudina Dembacajt hedh akuza të forta: Kam një vit pa e puthur vajzën
9 Prill 2023, 16:05
-
I kërkoi raporte seksuale në këmbim të një roli, aktorja e humorit Cubi Metkaj tregon publikisht emrin e regjisorit që e ngacmoi
5 Janar 2023, 11:21
-
Aktorja e humorit, Dembacaj flet për marrëdhënien e saj dhe vjehrrin, ja cilin preferon më shumë
9 Dhjetor 2022, 15:04
E ka msu Marku per fallsifikime,,Jan rrac mjeshtrash per keto gjera,,,Ka gjet kapaku tenxheren
PërgjigjuKjo pisllek femer ska din e imam .. femer pa moral qe del e shet moral.
PërgjigjuAleksander, falendero Zotin qe nuk je me afer Rudines. S'ke c'e do plehnin. Shyqyr qe ka ik, te thyj qafen ku te doje.
PërgjigjuFalcifikatorja kërkonka ”dinjitet”…?
PërgjigjuJe grua me shume dinjitet haha,bravo,te ishin te gjitha grate si ti e mori lumi shqiperine
Përgjigju