Ruli: Protesta e 20 Shkurtit nuk
do të bëhet për rrëzimin e qeverisë

Ruli: Protesta e 20 Shkurtit nuk<br />do të bëhet për rrëzimin e qeverisë
TIRANE- Protesta e Partisë Demokratike e parashikuar për t’u zhvilluar më 20 Shkurt, nuk do të bëhet për të rrëzuar qeverinë,por bëhet kundër arrogancës së saj. Kështu është shprehur sonte ish-ministri i Bujqësisë Genc Ruli, në studion e “A1 Report”, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”.
 
Deputeti i PD-së ka folur lidhur me argumentet e kësaj proteste por edhe për bllokimin e furgonave të pasagjerëve, si një argument që tregon "arrogancën e kësaj qeverie", siç e cilësoi ai.

"Veprimi me arrogancë, me muskul policie nuk i zgjidh këto probleme. Rasti i furgonave, asnjëherë nuk është ndërhyrë siç duhet, por është segment në jetën ekonomike. Dua të kemi tjetër tablo të ndërtimit të transportit interurban", u shpreh Ruli, duke mos mohuar problemet që realisht ekzistojnë, por duke kritikuar më tepër qasjen ndaj tyre. 
 
Më tej, deputeti demokrat, Genc Ruli është ndalur tek reforma territoriale-administrative, duke u shprehur se për miratimin e saj nevojitet konsensus.

Ndërkaq, Ruli tha se qeveria Rama ka bërë premtime gjatë fushatës elektorale të cilat s'mund t'i mbajë, duke u ndalur kryesisht tek premtimi për heqjen e taksave për 95 % të shqiptarëve dhe tek shëndetësia falas.

Le të fillojmë nga ngjarja më e rëndësishme për opozitën. Keni disa ditë që keni shpallur marshim protestë në 20 Shkurt. Ju duket pak herët që të protestoni, kur vetëm pak muaj ka qeveria e re që ka nisur punë?

Në realitetin politik e social, herët apo vonë, kjo varet nga problematika që krijohet, nga akumulimi i problemeve. E dyta për ta zhveshur nga ajo që thatë, kaq padurim për të protestuar nuk është protestim i flamurit apo interesit partiak, në kuptimin që PD-ja nuk po kërkon diçka ndryshe nga ç’meritojnë qytetarët. E kemi të freskët ligjin e 2009 që për tre vjet rresht thoshin: hapni kutitë. Protesta nuk është partiake. Po ta shihni edhe logoja a motivi i protestës është të protestojmë ndaj arrogancës së qeverisë. Arroganca qeverisëse mund të thotë prit 3 vjet, por mund të shfaqet dhe 3 ditë. Më mirë të reagosh kur arroganca është në fillim se sa në kaskadat e saj e të mos ketë rrugë të kthehet.

Ku e shihni arrogancën? 
Arroganca dhe arbitrariteti i qeverisë, kjo është motoja që i kemi i vënë kësaj proteste. Është zgjedhur 20 Shkurti, se në subkoshiencën e qeveritarëve ka thirrje konkrete për të kujtuar që është dita e rrëzimit të bustit të diktatorit, simboli rrëzim i diktaturës, i rrëzimit njëherë e mirë nga ferri i diktaturës, ishte kërkesa për liri demokratike. Ne themi, se pikërisht kjo thirrje simbolike e kohore e vitit ’91 merr sot konotacion shumë konkret, për shkak të një papërgjegjshmërie politike e historike të kësaj mazhorance që ka guxuar të bëjë dhe revokim të imazhit të diktatorit. Është kryeministri që e bën. Janë simbole antiqeveritare e antinjerëzore. Kishte tolerancë të këtij incidenti, për heqjen e portretit të Presidentit. Edhe në fotografinë që proteston, të qytetarëve në “Twitter” e “Facebook” zgjedh pikërisht foto kur imazhi i diktatorit është mbrapa. Edhe më si kryetari i Kuvendit sjell justifikime historike, të shikimit objektiv të figurës së diktatorit etj. Ky është problemi i parë që ka ndjeshmëri qytetare. Së dyti, ne sot mendojmë që qytetari shqiptar e opozita, ka forcë që krijon forcë politike. Qytetari, pra sovrani në finale, në të përditshmen e tij vuan ose përfiton nga politikat e një qeverie të caktuar. E quajmë të tillë, e mendojmë, njerëzit e marrin të tillë mesazhin. Njerëzit protestojnë në mënyrë civile. Po shohim prekjen e lirisë së njeriut. Po preket nga krimi që shtohet dhe nga shteti me arbitrarizmin e tij. Vë tritol krimi, vë dhe shteti.

Po e vë te ndërtimet e paligjshme.
Atë që shpall ai të paligjshme. E ligjshme, e paligjshme rrjedh nga ligji dhe kjo nuk mund të jetë interpretim i çdo individi, por e bën gjykata.

Liria për protestë ka qenë e pakufizuar, mund të kujtojmë protestat për mbetjet kimike. Më parë protestuan dhe u vranë katër protestues.
Kur protesta shndërrohet në sulm ndaj godinave qytetare është tjetër gjë. Refreni i vetëm që kemi dëgjuar ka qenë hapja e kutive, madje jo protestë e mirëfilltë. Një protestë kokëfortë që çon në peng të gjithë bashkëpunimit politik dhe bojkotim të qëllimshëm dhe interesi bipartiak. Shqipëria do e kishte marrë statusin 3 vjet më parë, po të mos ishte kjo sirenë në kokë: hapni kutitë. Ne nuk po themi se nuk njohim legjitimitetin e kësaj qeverie, ne kemi njohur rezultatin. Por nuk do të thotë se jemi parti e heshtjes. Nëse Rama thotë ka 1000 shuplaka, ne kemi 700 mijë. Paradoksi shihet te qeverisja që po prishet kaq shpejt në pesë muaj. Ky është problemi më i madh.

Është folur për skenar ukrainas, boshnjak. Si do të jenë protestat?
Mesazhi i protestës është dhënë zyrtarisht nga PD, se do të jetë qytetare, kurajoze me motivim dhe entuziazëm në kuptimin e protestave, që jemi mësuar të zhvillojmë së fundi në Shqipëri e të sjellin në vëmendje të atyre, që marrin pjesë drejtpërsëdrejti, që nga bulevardi ku ka qenë ish busti i Enverit, e mbaron përballë Kuvendit. Do të ndiqet nga mijëra qytetarë e do thërrasë të gjithë qytetarët.

Është protestë që synon rrëzimin e qeverisë?
Nuk ka synim këtë por është sensibilim për arrogancën dhe arbitraritetin që po shfaq në mënyrë të skajshme kjo qeveri, përmes zërit të shqiptarëve kudo ku janë, jo domosshmërisht në sheshin e protestës. Shqiptarët të fillojnë ta gjykojnë këtë qeveri me veprim civil. Ty po të mbarset vendi me protesta. Protestat më shumë se ç’kanë të bëjnë me faktin është i drejtë apo jo vendimi i protestuesit, kanë të bëjnë me arrogancën e qeverisë. Edhe sikur të drejtën të kesh me vete, po të veprosh me arrogancë e humb të drejtën.
 
Protestën e furgonëve, pse e ka mbështetur PD-ja. Pse? Më është krijuar një asosacion me atë që ka ndodhur me kioskat apo ligjion 7501, apo “tokë e xanun”. Favorizohet paligjshmëri, se ka më shumë vota. Jemi në konflikt mes atyre që merren  me furgonat dhe autobusat e ju mbështesni furgonat, meqë kanë më shumë vota.
Nuk është kjo matematikë e thjeshtë. Më vjen mirë që shumë nga protestat kanë krijuar ndjeshmëri. Mund të kishe përmendur protestën për armët kimike, kur po të them gjysma e aktorëve të asaj proteste vinin nga ambiente të së majtës apo pjesë të shoqërisë, që kanë lidhje me të majtën. Ishte shoqëri civile, ishte për arrogancën që tregon një shtetar, për të marrë vendime që prekin të gjithë. Po ashtu rasti i furgonave, kemi informalitet, mosrespektim të rregullit. Ka probleme atje. Problematikë më të madhe gati kanceroze të ndërtimeve pa leje, dëmtimi i ambientit. Por veprimi me arrogancë, me muskul policie nuk i zgjidh këto probleme. Rasti i furgonave asnjëherë nuk është ndërhyrë siç duhet, por është segment në jetën ekonomike. Dua të kemi tjetër tablo të ndërtimit të transportit interurban.

Brenda kësaj logjike, ka ndodhur në të dy krahët, sidomos PD që kanë mbështetur fenomene të tilla. PD ishte kundër shembjes së kioskave. A mund të krijohet një impakt, bazament, të ketë konsensus të ecim përpara?
Për çfarë konsensus, që kanë qytetarët me njëri-tjetrin?

Asnjë autostradë në botë nuk ka furgona.
Të disiplinojmë ok, por mendjelehtësi me hapje frontale të konflikteve, pa menduar që zgjidhja nuk bëhet duke menduar se kudo do të përdorësh policinë. Nuk do të thotë i re bilbilit sot, ndryshove gjendjen. Ke probleme sociale te pasagjeri, te biznesi që është ngritur për këtë. Ndryshe është kur ngre program e paralajmërohen me rradhë të gjithë shoqatat që kanë të bëjnë me çështjen, vendos rregulla që propagandohen për kohë të gjatë e qytetari bëhet mbështetës. Ata krijojnë kundërshtime, jo për thelbin, por për mënyrën. Me një VKM i bie ndesh kushtetutës, po kështu edhe me një akt normativ që e miraton në darkë, dhe e vë në veprim në mëngjes. Kësaj qeverie i është mbushur mendja, që i vetmi mekanizëm i pushtetit është policia. Nga Italia vjen fakti se është rritur trafiku i lëndëve narkotike ndaj Italisë. T'u kërkosh bindje qytetarëve, duke i kërkuar një dokument, nuk është e drejtë. Ne kemi një situatë që nuk po hyn në rrugën e zgjidhjes së problemeve. Nuk ka ende një ligj për të përmirësuar situatën. Kemi ligje të shumta, që i kemi lënë në proces. Strategjia e zhvillimit rural dhe agrare 2014-2020 është e mbaruar dhe ende nuk po vihet në veprim. Kryeministri ka në axhendë shown dhe ngjarjet. Heqja e kangjellave të presidencës, restaurimi i tyre, kthehet në një sulm politik. Kërkohet një qeveri që të ketë në vëmendje situatën e krizës që ka përfshirë vendin, dhe jo sulmet politike boshe.

Sa i takon reformës territoriale-administrative, cili është qëndrimi i PD?
Kërkohet konsensus dhe kjo është e rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Mazhoranca mund t’i ketë votat, por është e rëndësishme që 3-4 ligje të miratohen me konsensus. Kemi një klime të ngarkuar. Dehja e madhe e fitores së zgjedhjeve të le pak ditë pa punuar. Do të bësh histori apo të merresh me të shkuarën. Fryma e konsensusit do të thotë që për një moment të lihet mënjanë “shpata” dhe të dialogohet. Në rekordet historike të parlamentit shqiptar nuk ka ndodhur që një kryeministër që në fjalën e parë ta ketë kundër opozitës. Kjo nuk shkon në etikën e asnjë demokracie. Apo në fjalën e dytë thotë “ende s’kemi parë gjë”. Mund të thuhet që është një politikan “Junior”, apo s’ka ekuilibruar ende emocionet ndaj pushtetit, por kjo detyrë ka përgjegjësi. Vërtet në premtimet elektorale ka një mosproporcionalitet. Pasi në kohë fushatë cdo gjë duket eufori, dhe më pas kur vjen në pushtet e sheh që gjërat janë ndryshe. Dhe kupton se duhet të premtohen ato që mund të mbahen.
 
Cili ju duket premtimi më i parealizueshëm i kësaj qeverie?
Për shembull 95 % e shqiptarëve do të çlirohen nga taksat. Premtimi i dytë është mjekësia falas, gjë që e harruan fare. Hoqën dorë nga kjo. Në të njëjtën kohë rrit taksat dhe në të njëjtën kohë rrit borxhin. Për mendimin tim, borxhi nuk duhej të rritej. Pasi kështu ngjall më shumë pritshmëri tek investitorët apo tek biznesi.

Redaksia Online
(e.s/b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat