Rumani u regjistrua një rekord i ri ditor i infeksioneve Covid, i cili në 24 orët e fundit ka qenë 889.

Kjo është një shifër që tejkalon atë të djeshmen me 799 të identifikuar pozitiv me koronavirus dhe është më i larti që nga fillimi i pandemisë.

Në total, në vend ka 36.691 të prekur dhe 2009 viktima që nga fillimi I emergjencës shëndetësore.

Autoritetet ndërkohë nuk e kanë perjashtuar mundësinë e rikthimit të masave të bllokimit dhe izolimit.