RUMANI - Favoriti kryesor për zgjedhjet presidenciale në Rumani, Kryeministri Victor Ponta, ka pësuar një humbje shokuese në zgjedhjet e balotazhit të mbajtura ditën e dielë pas shpalljes së rezultatit që nxorën fitues kandidatin Klaus Iohanis, i cili pati një kthim të habitshëm kryesues.

Në raundin e parë të zgjedhjeve Ponta kryesonte zgjedhjet, ndërsa këtë raund pati një kthesë të rezultateve. Ndonëse rezultatet nuk ishin zyrtare deri në mesnatë, Ponta sërish telefonoi kundërshtarin e tij Iohannis, për ta uruar për fitoren.

Iohannis u tha reporterëve se ndihej shumë optimist dhe se çdo gjë ka shkuar si duhet në këto zgjedhje. Por pavarësisht humbjes Ponta përjashton mundësinë e dorëheqjes nga posti i kryeministrit duke shtuar se koalicioni i tij Social Demokrat do të qëndrojë në pushtet deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2016.

Victor Ponta dhe Klaus Iohannis ishin në balotazhin për postin e Presidentit të Rumanisë, pasi në zgjedhjet e para asnjëri prej tyre nuk mori numrin e nevojshëm të votave
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)